Haraqija i përgjigjet Mustafës: Pasi më thirre, po të lajmërohem

0
325

foto (1)

Ka vazhduar edhe sot polemika në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa si dhe ish-ministrit të Qeverisë, Astrit Haraqija.

Ky i fundit në një postim në facebook ka thënë se, Mustafa si kryetar duhet t’i pranoj edhe mendimet ndryshe.

Ja postimi original:
Pasi me thirre po të lajmrohem z.Mustafa, pak vone por se pash të arsyshme te mirrem me këte çeshtje në vikend prandaj po e shkruaj sot …

z.Mustafa une dhe pjesa dermuse e popullates se Kosoves po mendojme te jetojme ne nje shtet demokratik e JO ne Koren Veriore.

Ju z.Mustafa si kryetar ne detyre duhet T’i pranoni edhe mendimet e ndryshme se ne qoftë se lejojme vetem si deshiron ti atehere behemi Korea veriore ll (dy)…
Ne tekstin Tim askund nuk kam permendur termet.
Eshte e drejte e redaksive t’i vendosin titujt si duan ata.
Pysni mediat që I kontrolloni ju a ke vendosur ndonjhere titullin ti apo ata…

E sa i përket pozitave eshte normale me u marre me pozita perderisa merrem me politike!
Sepse gjitheashu ju per çka po vraponi per tu bere
Nena Terezë ?
Hoxhe ?
Prift ?
Apo Sheh ?
Por mos harro se per mua edhe sikur kurr te mos marre pozita politike me, me mjafton qe kam qene MINISTER ne kohen me te ndriteshme te
Presidentit Rugova ( pashaporta shqiptare ne bote).

E per ju nuk e di cila eshte epoka me e ndriteshme ?
Edhe sot po te shoh qe nuk po le gur pa levizur per te arritur në pushtet…
Por dallimi eshte se ti je ne gjendje me kall per karrik, kjo po shihet se si ja “dhuruat” postin e Kryeministrit z.Haredinaj.
Dhe kete veprim nuk e ke bere per arsye qe ke simpati apo qe e done familjen Haredinaj, por me i’a lëne kompirin ose pataten e nxehte në dore qe ky te mirret me Thaqin…
Kete a po e bene per qe je humanitar ?
A per karrik ?
Je ne gjendje me kall Kosoven edhe pas 15 viteve , vetem per karrik .
Une e di që nuk ke asnjë ndjenje te kalljes se nuk e ke perjetuar por e ke pa vetem ne TV ne vitet 98-99…. Sepse shkelja e kushtetutes eshte hajgare per Ty…..
Çka qenke ne gjendje me bo per ……

E sa i perket Thaqit me sa di une ke pas komunikim ditore me vite deri pas zgjedhjeve ne qeshore 2014.
Une me Thaqin kurre skam ngrene qingja e as ne shtepi kurre se kam pas, e ti me duket se po….
Mua nuk me pengon me kend rri ti ose me kend ha por JO me na kall si shtet….
Kosova kete nuk e meriton se per hater tendin sot Kosova eshte bere nje bllokadë politike.

Une nuk kam faj qe nuk ke Guxim t’i marresh pergjegjesite qe te takojne.
E kjo nuk blehet por ta fale ZOTI se je mesu me qene gjithnje I dyti e jo I pari.
Tana here je 2 e jo 1 sepse ke merak të gjuash gurin e te fshehesh doren….

Edhe diçka per falimentim, kam degjuar qe e din mire kontabilitetin ,
Une kur humba zgjedhjet u largova nga detyra , kurse ju qe tri here humbni e nuk largoheni nga pozita(karrika).
Por me siguri e ke fondin e forte sepse me sa di une ke pervoje….

E sa i perket Ismetit,
Ismeti eshte Ismet !

Loja filloj dhashte Zoti kemi ymerë e per te mira!, ka shkruar në fund Haraqija.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu