Hasani: Do të votoj kundër Gjykatës Speciale

0
211

Naiti

Përveç konfirmimit të votës kundër themelimit të Gjykatës Speciale nga deputetët e opozitës në Kuvend, votën kundër kësaj gjykate e kanë konfirmuar edhe disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Deputeti Nait Hasani dhe deputetja Ganimete Musliu, kanë thënë për Telegrafin se do të votojnë kundër themelimit të kësaj gjykate.

Hasani ka sqaruar se nuk ka lëvizur nga qëndrimet e tij të mëhershme.

“Qysh para një muaji dihet qëndrimi im lidhur më këtë çështje. Nuk kam ndryshu mendim. Nesër do të votoj kundër”, ka deklaruar Hasani.

Edhe deputetja Ganimete Musliu ka theksuar do ta përsëris atë që e ka thënë edhe më parë. “Vota ime ishte dhe do të jetë kundër themelimit të Gjykatës Speciale”.

Ndryshe, të premten deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të votojnë për ose kundër themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet të cilat supozohen se janë kryer nga ana e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu