Hashim Thaçi, godet rëndë Haradinajn

0
102

Hasha

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, më në fund është ngjallur. Kësaj radhe ai përmes një postimi në Facebook, e ka goditur kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, duke thënë se ka mbaruar përgjithmonë koha kur Kosova është qeverisur nga liderë që përjetësisht nuk kanë arritur të fitojnë numra dyshifrorë në zgjedhje.

Lexojeni të plotë postimin e tij në Facebook:

Zgjedhjet e 8 qershorit ishin fer, të lira, demokratike dhe transparente. Këto zgjedhje u organizuan për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. U shënua sukses historik për shtetin tonë të ri. Institucionet qendrore dhe lokale po shtrinin autoritetin shtetëror në gjithë territorin. Sovrani, populli foli dhe u deklarua lirshëm.

“Ashtu siç pritej, Partia Demokratike e Kosovës shënoi fitore të pastër, bindëse dhe spektakulare. Por, fat të keq për vendin dhe qytetarët, edhe pesë muaj pas zgjedhjeve, ndërtimi i institucioneve mbahet i bllokuar. Koha kur Kosova qeverisej nga liderë që përjetësisht nuk kanë arritur të fitojnë numra dyshifrorë në zgjedhje të lira, ka mbaruar përgjithmonë.

Qeveria e re e vendit do të ndërtohet duke respektuar rezultatin zgjedhor te 8 qershorit dhe duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kosovës i duhen institucione stabile, efektive dhe shumë përfshirëse të fokusuar në krijim të vendeve të reja të punës. HTH”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu