Hashim Thaçi, paralajmëron Bllokimin e formimit të institucioneve

0
73

Hasha

Nëse deri më tash në rolin e bllokuesit të formimit të institucioneve ka qenë Blloku LDK-VV-AAK-Nisma, tash këtë rol duket se do ta marrë PDK’ja.

Në deklaratën e dhënë pas paralajmërimit të Bllokut për ta lëshuar pozitën e Kryeparlamentarit, kreu i PDK’së indirekt tregon se do të bllokojë formimin e institucioneve.

Me fjalë tjera, Thaci thotë se nuk dëshiron ta zgjedh Kryeparlamentarin po nuk u arritë marrëveshje edhe për formimin e Qeverisë. Ai i thërret kundërshtarët politik që të shkojnë tek Presidentja, e jo në Parlament.

Lexojeni të plot reagimin e Thaçit bere ne Facebook.

Zhvillimet e fundit politike tregojnë se jemi në fazen përmbyllëse të tejkalimit të ngërçit politik të krijuar në mënyrë arbitrare nga veprimet e nxituara dhe antikushtetuese të bllokut opozitar.

Zgjidhje që ndodhet para nesh mbi gjithçka tjetër kërkon maturi politike. Dhe unë dua të besoj se ne, si liderë patjetër duhet të sillemi në mënyrë të tillë. Nuk ka më kohë për eksperimente amatoreske politike, por tani është momenti të materializojmë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e lira. Pra, tani ka dy opcione të vetme që duhet marrë në konsideratë seriozisht dhe shpejt. Opcioni i parë dhe më i mirë është që të ulemi bashkë ashtu siç ka kërkuar edhe Presidentja e Kosovës dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë të lodhur nga pritja. Ndërsa, opcioni i dytë është që të ulemi përsëri bashkë dhe të vendosim se kur të caktojmë daten për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtezakonshme. Zgjidhje të pjesshme dhe të improvizuara nuk do të ketë, sepse Kosova dhe qytetarët tanë duan qeveri legjitime, efikase dhe stabile. Unë rikonfirmoj edhe një herë se të gjitha veprimet e ardhshme të PDK-së si parti fituese, do të jenë në përputhje me ligjin, kushtetuten dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës. HTH

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu