Hashim Thaçit as që i shkon mendja të hyp në autobusin e Isa Mustafës!

0
300

Auto Hashimi

Margaritari i ri i Isa Mustafës brenda vetëm ca orësh ka filluar të shëndërrohet në gallatën e madhe e cila do t’i kap edhe valët e mediave në Tiranë.

Kështu lajmi se Mustafa do të udhëtojë vet me makinë porse Ministrat e tij do të udhëtojnë me autobusë duket që jo edhe nga krejt ministrat është mirëpritur. Burime të Gazetës Blic bëjnë të ditur që sidomos Ministrat nga radhët e PDK-së jo vetëm që nuk do të marrin mundin për të udhëtuar me autobus por ata në ndërkohë kanë filluar të ankohen edhe tek Kryeministri i tyre- Hashim Thaçi. E ky i fundit duket që është zënë “gafil” nga kjo gjetje sa origjinale aq edhe absurde e Mustafës.

Një burim i afërt me Thaçin i ka thënë Gazetës që “shefi” nuk ka kohë të merret me lajme të tilla sensacionale dhe se ai do të vazhdojë me agjendën e tij të rregullt përfshirë këtu edhe udhëtimin e tij në Tiranë. “As që i shkon mendja të udhëtojë me autobus” me pare do shkoi kemb se me Autobus, ka thënë ky burim për Gazetën. Nëse udhëtimi me autobus do të bëhet mollë sherri mes PDK-së e LDK-së mbetet të shihet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu