Hashim Thaqi: Paralajmëron kompromise të reja me Serbinë

0
249

Presidenti Hashim Thaqi ka deklaruar në Sofje të Bullgarisë se nga përfundimi i negociatave me Serbinë asnjëra palë nuk fiton qind për qind dhe se duhet të ketë akomodim më afirmativ për serbët. Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile druajnë se pala kosovare do të bëjë kompromise të reja në raport me Serbinë, duke i dhënë Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kompetenca ekzekutive, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi ka paralajmëruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë do t’u ofrojë akomodim më afirmativ serbëve të Republikës së Kosovës.

Një paralajmërim të tillë monitoruesit e procesit të dialogut Kosovë – Serbi e shohin të ndërlidhur kryekëput me çështjen e asociacionit.

Sipas tyre, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të formohet me kompetenca ekzekutive, ndonëse është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, shkruan më tutje “Zëri”.

Se Serbia kërkon kompromis në interes të serbëve të Kosovës e ka pohuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Por një gjë të tillë e kanë kundërshtuar përfaqësuesit e opozitës kosovare, të cilët thonë se askush nuk guxon të bëjë kompromise në dëm të Kosovës.

Hashim Thaqi ka deklaruar se nga përfundimi i negociatave me Serbinë përfitojnë të dyja palët sado që asnjëra 100 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu