Hashim Thaqi takim ‘Top secret’ me Marko Gjuriqin

0
313

Hasha i knaqun

Shefi i Zyrës për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot pas vizitës në Gorazhdevc dhe takimit me përfaqsuesit e Listës Srbska ka zhvilluar edhe një takim në katër sy me zevendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaqi.

Burime brenda PDK-së, kanë bërë të ditur për portalin INFOKUSI, se Gjuriq sot është takuar me Thaqin në një restorant në periferi të Prishtinës.

Ky takim është organizuar fshehurazi dhe larg syve të mediave dhe publikut.

Marko Gjuriq dhe Thaqi kanë biseduar lidhur me seancën që do të mbahet nesër, e ku do të votohet Thaqi për president.

Gjuriq sipas burimeve të portalit INFOKUSI e ka takuar Thaçin dhe e ka shpalosur një listë të kërkesave të tyre në këmbim të votave të deputetëve serb që janë në Kuvendin e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu