Heinz Wilhelm: Trepça do të jetë temë e vështirë

0
298

Heinz Wilhelm

Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm, duke folur për normalizimin e raporteve të Serbisë me Kosovën, ka thënë se bisedimet në lidhje me kombinatin metalurgjik Trepça, do të jenë një temë e vështirë.

Wilhelm në një intervistë për të përditshmen beogradase “Kurir”, ka thënë se sistemi gjyqësor në veri të Kosovës, duhet të integrohet në sistemin gjyqësor të Kosovës, pasi kjo ka të bëjë edhe me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, gjë të cilën Gjermania e kërkon në mënyrë të përsëritur, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse Serbia përfundimisht do të duhet ta njohë Kosovën, Wilhelm ka thënë Marrëveshja e Brukselit nuk e përmend njohjen dhe kujton se Kosova nuk është njohur ende as nga pesë vende të Bashkimit Europian.

Ambasadori gjerman, duke folur për zhvillimet politike dhe qeverisjen në Serbi, tha se në krahasim me tre vjet më parë kur ai erdhi në Serbi, vendi tani ka një pozicion më të respektuar në arenën ndërkombëtare, pasi kanë ndodhur shumë veprime pozitive, pasi Beogradi është bërë një lojtar konstruktiv në rajon.

Me bisedimet që Serbia ka bere me Kosovën në Bruksel, Serbai ka rregulluar shume imazhin e saje që kishte shkaktuar Lufta e Miloshevicit per 10 cite me radhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu