Heshtja (taktike) e Hashimit!

0
342

Hasha ja kthen shpinen miletit

Kryetari i PDK-së, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi momentalisht duket se gjendet në pozicionin më të favorshëm, sesa “shefi”i tij, Isa Mustafa është në presione nga të gjitha anët, ku më nuk po i bën punë as mbështetja e parezervë e medieve të afërta me pushtetin.

Hashim Thaçi vazhdon rehabilitimin nëpër vende të ndryshme të rajonit pothuajse në Kosovë spo ndodhe asgje.
Ai madje, i relaksuar gjen kohë pos që të bëj ekskursione nëpër vende të ndryshme, pa arritur ndonjë marrëveshje në favor të Kosovës, të tallet edhe me qytetarët e Kosovës, duke postuar mesazhe urimi që i ka marrë nga liderë të ndryshëm botërorë dhe të gjitha keto nga parat e takspaguesit Shqiptar dhe duke injoruar tersisht Poipullaten Shqiptare dhe kerkesat e tyre.
Gjatë ditës së sotme derisa seanca e Kuvendi të Kosovës po diskutonte rreth migrimit ilegal, problem ky që është shndërruar në një fenomen shqetësues, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka gjetur kohë të postoj një mesazh urimi të marrë me rastin e ndërrimit të moteve, nga udhëheqësit e SHBA-ve, ndonëse ka kaluar një muaj nga viti i Ri.
Hashim Thaçi ka gjetur taktikën që të tërhqiet në heshtje, dhe të “pastrohet” nga të gjitha dëmet që ai dhe partia e tij ia shkaktuan shtetit për shtatë vjet, duke e çuar buzë greminës, dhe tërë faturën ta paguaj kryeministri aktual me letra, Isa Mustafa, i cili duket i humbur në kohë dhe në hapësirë.
Derisa Mustafa po i vuan pasojat e bashkëqeverisjes me Hashim Thaçin dhe me partinë e tij, duke e humbur kredibilitetin e tij dhe të LDK-së, PDK duke punuar në terren dhe “pas shpinës” dhe me mekanizmat që i ka në dorë, si veteranët, sindikalistët dhe tërë aparatin shtetëror, shpejt do të krijoj asi situate që edhe opinioni të kërkoj kthimin e Hashim Thaçit në krye të qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu