Hilet e LDK-se

0
87

Pakënaqësitë me zgjedhjet në degët dhe në nëndegët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë. Dy deputetë nuk janë propozuar nga Dega e Katërt për Këshill Drejtues, përderisa në nëndegën “Qendra” kërkohet anulimi i zgjedhjeve, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’. 

Pos Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, e cila gjatë kuvendit zgjedhor është ballafaquar me probleme e përplasje mes anëtarëve, edhe Dega e Katërt nuk ka shpëtuar pa mospajtime, akuza e kundërakuza.

Ndonëse tashmë është zgjedhur kryetari i kësaj Dege, anëtarë të nëndegës “Qendra”, që është pjesë e Degës në fjalë, kanë kërkuar anulimin e zgjedhjeve në këtë nëndegë, pasi zgjedhja e kryetarit është bërë pa pasur kuorum dhe kundër Rregullores e Statutit të LDK-së, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”. 

Por pavarësisht kësaj nënkryetari i Nëndegës në fjalë Sheqir Zeneli dhe kryetari tashmë i zgjedhur i Degës së Katërt, Besian Mustafa, kanë thënë se i gjithë procesi ka shkuar në rregull dhe në përputhje me Rregulloren e Statutin e LDK-së.

Por kundërkandidati i Zenelit, Ramush Thaçi, ka thënë se në votimin e nëndegës në fjalë kanë votuar më pak se 30 persona, fakt ky që sipas tij, bie ndesh me Rregulloren dhe me Statutin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu