Hoffman: Ja procedurat që duhen ndjekur për t’u punësuar në Gjermani

0
163

Hofman

I pyetur në lidhje me mundësinë e punësimit të shtetasve shqiptarë në Gjermani, Hoffman ka deklaruar se ka një tjetër procedurë që duhet të ndjekin të gjithë të interesuarit për një gjë të tillë.

Top Show: A ka mundësi punësimi në Gjermani?

Hoffman: Të gjithë duhet ta kuptojnë dhe dëgjojnë me vëmendje këtë që po them. Pothuajse të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani shtyhen nga motive ekonomike. Ata shkojnë atje për një vend pune. Por, këtë nuk mund ta arrijnë kurrsesi duke kërkuar azil në Gjermani në sensin juridik të fjalës. Kush dëshiron të punojë në Gjermani nuk duhet të bëjë kërkesë për azil politik pasi të gjithë shqiptarët, e theksoj këtë të gjithë shqiptarët, marrin një vendim refuzues. Dhe pikërisht qeveria federale verën e shkuar ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ofruar mundësi ligjore të mëtejshme për punësimin e shtetasve që vijnë nga Ballkani Perëndimor në Gjermani dhe këtë e bën sepse kërkon të reduktojë në njëfarë mënyre barrën që ka sistemi i azilit në Gjermani, duke bërë që prej këtij sistemi të përfitojnë ata shtetas që janë subjekt i përndjekjes së tyre politike, si shtetasit që vijnë nga Siria. Kjo do të thotë që në qoftë se dëshirojnë që të punësohen në Gjermani, kjo nuk duhet të bëhet në asnjë mënyrë nëpërmjet rrugës së azilkërkimit, por duke shkuar në Gjermani e duke kërkuar atje një vend pune. Punëmarrësi, me një kontratë pune duhet të kthehet në Shqipëri dhe të vijë pranë Ambasadës gjermane dhe të aplikojë për vizë pune. Kjo do të ishte rruga e duhur për mundësi punësimi në Gjermani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu