Hoxhallarë Kontraversë dhe të dëbuar nga Kosova thirren t’u ligjërojnë Shqiptarëve në Diasporë

0
105

Në një “tribunë islame” të organizuar në Munchen të Gjermanisë, do të marrin pjesë edhe disa imamë kontravers shqiptarë si Kastriot Duka, i dëbuar nga Kosova si dhe Muharrem Ismaili, imam nga Shkupi. Pjesë e kësaj ngjarje do të jenë edhe humoristët Sevdai Radogoshi, i njohur si Qumili dhe ‘Zemernija’, shkruan.

Imami i vetëshpallur nga Elbasani i Shqipërisë, Kastriot Duka, në mars të 2010-ës ishte arrestuar nga Policia e Kosovës e më pas ishte deportuar për në Shqipëri. Një ditë para arrestimit të tij, autoritetet komunale të Skenderajt kishin mbyllur xhaminë në fshatin Marinë – ku Duka ushtronte detyrën e papërcaktuar të imamit – për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të xhamisë për aktivitete jofetare, mosfutjen e saj nën juridiksionin e Bashkësisë Islame dhe manipulime të tjera, siç thuhej, me femra dhe fëmijë.

Në një komunikatë për media, të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, thuhej se Dukës i ishte ndërprerë qëndrimi i përkohshëm në territorin e Kosovës, pasi që ai kishte shkelur legjislacionin në fuqi, si dhe në disa raste kishte cenuar rendin publik dhe kushtetues të Kosovës.

Dukës gjithashtu i ishte ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi (Ligji për të huaj).

Kjo, pasi që një javë më herët, Kuvendi i atëhershëm Komunal i Skenderajt, kishte nisur një peticion të nënshkruar nga 6 mijë qytetarë për mbylljen e përkohshme të xhamisë dhe largimin e Kastriot Dukës.

Sevdai Radogoshi, “Çumili” tregon ftyren e tij prei Islamisti

Me të hyrë në Shqipëri, tre agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror e kishin marrë në pyetje menjëherë pas deportimit nga Kosova, imamin e xhamisë së Marinës, Kastriot Duka, i cili është shpallur non grata nga autoritetet komunale në Skenderaj dhe nga Ministria e Brendshme në Prishtinë.

Përveç Kastriot Dukës, pjesë e tribunës së organizuar është paralajmëruar të jetë edhe Muarrem Ismaili, imam në xhaminë Isa Beu të Shkupit, i cili njihet për deklaratat e tij kontraverse.

Në një nga ligjëratat e tij, Ismaili mallkon internetin, duke kritikuar ashpër përdorimin e tij nga gratë.

Sipas këtij imami, përmes internetit “motrat myslimane” mashtrohen duke biseduar më shumë me ‘friendsa’ që nuk dihe  kush munden me qenë.

Megjithatë, vetë Imsaili e kishte përdorur internetin për ta publikuar këtë ligjëratë:

Ndërkaq kjo “tribunë islame” është organizuar të mbahet Eventhalle Berisha. E njoftimin për këtë ngjarje e ka bërë publik në instagram edhe humoristi Sevdai Radogoshi – Qumili.

Sevdai Radogoshi, “Çumili” tregon ftyren e tij te vertet, prei islamisti

Gazeta ka provuar të kontaktojë me organizatorët e kësaj ngjarje, por të njëjtit nuk kanë pasur qasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu