Humaniteti në vepër I Bajram Kadriut

0
308

Avdi Ibrahimi

Urtia popullore na ka sjellur nga lashtësia mësime të mençura e më vlera për të gjitha kohërat. “Nëse hap një pusë të ri e pi nga uji i tij, por në pusin e vjetër mos pështyjë!” Thënie kjo shumë domethënëse. Jeta ikën pa u kuptur sikur një ëndërr, ashtu siç ikën uji nga shtrati i një lumi të rrëmbyeshëm pas shiut që ka rënë rrëmbyeshëm nga qielli mbi tokë. Megjithatë të kaluarit e ditëve, javëve, muajve e vitet e jetës së njeriut lënë gjurmë të pashlyera gjatë të jetuarit te cilido nga ne. Ndodhë që një person apo shokë nga veprimtaria e viteve të vështira atdhetare, nuk ke patur rast ta takosh për disa vite. Kjo mbase ka arsyen e vetë, se njerëzit i hedh jeta jashtë atdheut për arsye ekonomike. Por kjo nuk do të thotë që shokun ta harrosh. Pa e zgjatur më tej më 4 Tetor 2014 ditë kjo e festës fetare që ishte nata e “Kurban Bajramit” ishte kjo dita që më erdhi për vizit në Prizren shoku i idealeve të përbashkëta atdhetare Bajram Kadriu nga Ferizaji.

Pasi u ç`mallëm me shokun, më shkoi ndërmned se disa lidhje shoqërore të hershme, por të shëndosha mbase i rezistojnë kohës sepse ato janë përjetuar ngaherë pasi janë kalitur në kohë të vështira që kalonte atdheu ynë nga jugosllavët pushtues. Këto gjurmë që kaluam në kohë të vështira janë farkëtuar në rrethana përplot rreziqe që kalonin shqiptarët nën sundimin e jugosllavëve, kohëra këto që nuk vijnë përditë në jetën e njeriut. Natyrisht se ndikim të fuqishëm ka sidomos jeta kur vepron e punon për të mirën e atdheut në kushte ilegaliteti.

Por ja mu sot në Prizrenin historik mu në qendër të qytetit në Shatërvan me shokun e mikun tim nga Ferizaji: Bajram Kadriun po bisedoja me te sy në sy, mora dhe i dhashë të gjitha njoftimet si kishte kaluar ai në megrim e si kisha kaluar unë si i papunë në Atdhe.

Shoku dinte mire për reputacionin tim të qëndrueshëm, ai kishte lexuar disa nga artikujt e mi kritik që kisha shkruar për dukurit negative që po kalonte atdheu nga klasa politike e korruptuar mbarshqiptare, se unë më shokun ngaherë ndanim të njetin mendim se duhet në mbarë hapsirat shqiptarë të vijë një klasë e pakorruptuar politike dhe me dinjitet të fuqishëm Kombëtar Shqiptar. Doemos në këtë bashkëbisedim u ndjeva fare mire, tek më vajti mendja, sado kohë të kalojë pa u pare me shokun që ka dinjitet kombëtar, ai mbetet i mire e me dinjitet në çdo kohë. Karakteri i njeriut formohet qysh në rini e ndryshon më vështirësi, i dëftuam njeri tjetrit çdo gjë që ishte në interes për Atdheun, shoku ishte i vëmëndshëm kur flisja unë, por kur fliste ai e shikoja në sy, ishte serioz e shumë këmngulës se duhet bërë gjithçka që atdheu ynë i përbashkët Shqipëria Natyrale të ecën vetëm përpara ashtu siq e deshën heronjtë e heroinat e kombit shqiptar. Më pëlqeu sjellja korrokte dhe edukata qytetare që manifestonte në bashkëbisedim. Mëpastaj i tregova shokut se kam përgaditur një roman historik: “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”. I shpjegova fare shkurt mbi përmbajtjen e librit. Kujtoj i thashë shokut se libri është pasqyra e çdo kombi prej krijimit të tij e deri të ditët e sotme. Çdo popull identifikohet përmesë lashtësisë së kulturës respektivisht librave që janë shkruar për të bëmat e tyre historike dhe mënyrën e të jetuarit si popull. Ndonëse krijuesit, në këtë rast shkrimtarët e rilindjëve kombëtare u ballafaquan nëpër kohëra të ndryshme me rezistencën e sundimtarëve, por ata nuk mundën as edhe një here ta mposhtin shpirtin idealist popullor të shkrimtarëve që ecën rrugës së lirisë kombëtare e njerëzore. Shkrimtarët idealist ishin dhe mbetën shpirti i epokave nëpër të cilën kaluan sëbashku me popullin lirikërkues. Prandaj nuk thuhet kotë se libri është ushqim për trurin e njeriut. Libri gjithnji ka pasur dhe ka rëndësi të madhe për kulturën e një populli të përparuar. Librat na japin dituri, na inspirojnë, na dhurojnë guxim na mësojnë që të jemi të kujdes`shëm ndaj të tjerëve, duke lexuar libra, na besojmë në fjalën e dhënë dhe përpiqemi që më çdo kusht ta mbajmë premtimin e dhënë. Duke lexuar libra ne mësojmë nga përvojat, që na japin ngjarjet dramatike të jetës së shumë njerëzve, siç ishin ato ngjarjet e mesmarsit të vitit 1913, ku pushteti terrorist serb nëpërmjet gjelatëve vendorë Spiro Dobrosavljeviqi në Kishën e Shën Markut në Kabash të Prizrenit preu me sakicë kokat e nëntë dhjetë burrave shqiptar. Çdo libër që ka vlerë artistike letrare ruan në mesë të kopërtinave, pasurin më të rëndësishme të një populli shpresoj se në mes kopertinave të romanit tim “BESA E MBAJTUR E KAÇAKUT SALI SHABANI” ka të shkruara tek kamë hedhë në dritë gjëra të rëndësishme e më vlerë të karaktereve të ndryshme letrare kulturore e historike më të çmuar dhe më të shtrenjtë të një populli, siç është në këtë rastë populli shqiptar-iliro-pellazgë, që e rriti në gjirin e tij kaqakun me namë e tribunin popullor Sali Shabanin.

Mbasi mbarovu Unë.

–Shoku më kuptoi fare mire e më tha, kur do ta shohë dritën e botimit ky libër?!

Unë me gjysëm zëri u përgjegja shkurt nuk e di? Kur ta përmirësoj gjendjen ekonomike atëherë mbase do ta botoj!

-Atëherë t`i po e lenë librin pa botuar për shkak të mjeteve financiare. Por nuk e zgjati më tej, më pyeti sa kushton botimi i librit?

I tregova sa mjete financiare më ka kërkuar një Shtypshkronjë, e shoku që e donte dritën e lirisë, që e çmonte kulturën dhe krijimtarin letrare, që e çmonte figurën e tribunit popullor Sali Shabani, pa një pa dy, nxori parat nga xhepi dhe mi ofroi për botimin e librit. Ishte ky shoku Bajram Kadriu, fjalët nuk mjaftojnë e nuk mund t`i gjej as tani pas kaq orësh bashkëbisedimi për të shprehur atë që ndjeva atë çast i cili sakrifikoi nga vetja për ta mundësuar botimin e librit, libër ky që falë humanitetit njerëzor e intelektual të shokut Bajram së shpejti do të jetë në dorën e lexuesit.

Shkruan: Avdi Ibrahimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu