Hydajet Hyseni aktualisht nuk është pjesë e Nismës

0
91

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike, Hydajet Hyseni, nuk është pjesë e subjektit të ri të krijuar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, ‘Nisma për Kosovën’.

Edhe pse u përfol shumë emri i tij, si pjesë e strukturës themeluese të kësaj Nisme, deputeti Hydajet Hyseni nuk morri pjesë në tubim.

“Aktualisht nuk jam pjesë e Nismës për Kosovën”, tha deputeti Hyseni për “Kosovapress”.

“Vendimin se a do të lëvizi nga subjekti ku jam dhe se ku do ta vazhdoj aktivitetin tim politik, në momentin që e marr, do ta bëjë publik për opinionin e gjerë”, deklaroi Hyseni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu