I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Pejë është Haki Çeku

0
1079

arrestimi ne peje

Burime të Indeksonline thonë se i arrestuar sot si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Pejë është Haki Çeku. Vrasja e rëndë ka ndodhur në mes datës 9 dhe 10 korrik në vendin e quajtur Peklen afër Majës së Zezë në periferi të qytetit të Pejës.

Haki Çeku në vitin 2007 kishte ndërruar identitetet.

Po kush është Haki Çeku?

Ai akuzohet për një sërë veprash të rënda kriminale si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.

Në vitin 2009 mediat franceze shkruanin se Haki Çeku kërkohet nga Interpoli për disa vepra të rënda.

Për Haki Çekun (i lindur në vitin 1955) flitet qysh në vitin e hershëm 1976. Aso kohe ai ishte në ndjekje për 23 vepra, si vjedhje të televizorëve, magnetofonave, radio aparate, por edhe cigare.

Haki Çeku herën e parë arrestohet në vitin 1977 në Pozharevc pas flet-arrestit që ishte lëshuar për të. Ai aso kohe u dënua me 5 vjet burg. Në vitin 1980 arrin të largohet për në Gjermani. Në vitin 1984 byroja nacionale e Francës përmes Interpolit kishte njoftuar të gjitha vendet evropiane se Haki Çeku bashkë me një francez kishte grabitur një supermarket. Ata me këtë rast i kishin plaçkitur 85.000 franga franceze.

Ai në Francë ishte martuar me një algjeriane, derisa dyshohet se gjatë kësaj kohe e kishte plagosur një roje në një vetëshërbim që kishte hyrë bashkë me ‘ortakun’ e tij ta grabiste.

Pasi që policia franceze po e kërkonte, Hakiu iku në Spanjë. Ai atje qëndroj me identitet tjetër. Pasi që zbulohet në Francë, ai vendos të shkojë në Gjermani ku kryen edhe disa vepra tjera të grabitjes. Thuhet se në vitin 1986 ai ka plagosur një pjesëtar të sigurimit pasi që kishte grabitur një Shtëpi të Mallrave në Frankfurt dhe i kishte marrë 76.000 marka.

Në vitin 1987 ai arrestohet rastësisht nga policia spanjolle, pasi që gjatë një kontrolli ishte hetuar se pasaportën e ka false. Ai ishte kapur në vilën e tij, derisa policia po kërkonte një fëmijë të zhdukur të një libiani. Gjatë bastisjes në villen e tij ishin gjetur armë dhe shumë municion.

Nuk dihet se sa kishte qëndruar në burg, mirëpo, ai u kërkua që të ekstradohet nga Franca dhe Gjermania për një sërë veprash. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu