I vihet zjarri kabinave në Rrugën e Kombit, plagosen edhe 3 persona

0
126

Kaos dhe tension i madh në Rrugën e Kombit paradite e sotme, pasi nisi me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë në Rrugën e Kombit protesta e paralajmëruar për tarifën e vendosur për makinat që do kalojnë në këtë rrugë.

Uniformat blu janë qëlluar me gurë nga qytetarët që kanë dalë në Tunelin e Kalimashit për të protestuar.

Nga përplasja mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë të paktën 3 protestues.

Pasi janë dëmtuar edhe kompresorët e gazit të kondicionerëve dhe i është vendosur zjarri kabinave të vendosura për të mbledhur tarifën, situata është acaruar, por policia është tërhequr.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu