Ibrahim Kelmendi: S’kam pasur plan për vrasjen e Xhavit Halitit

0
318

Ibrahim Kelmendi

Është shpifje mjerane se unë kam pasur plan për eliminimin e Xhavit Halitit. S’kam pasur as ambicie për t’ia zënë vendin Hashim Thaçit. Me Halitin kam pasur përplasje para vitit 1996. Por, nuk isha i armiqësuar me te, sa të kisha shkak për të angazhuar vrasës. Të njëjtat fjalë do t’ia them edhe Prokurorisë. I përmenduri si porositës i vrasjes së Xhavit Halitit, Ibrahim Kelmendi ka folur për Gazetën Express duke thënë se akuzat për të kanë ngjajshmëri me ato të Tiranës që ndodhët ditëve të fundit.

“Është shpifje mjerane, ndoshta e nxitur nga afera Doshi në Tiranë, por kjo tashmë nuk është origjinale dhe atraktive, meqë është duke u konsumuar barbarisht në Tiranë. Nuk kam pas kurrfarë pretendimesh politike e partiake në Kosovën e çliruar. Në Prizren kemi mbajt Kuvendin e fundit të Lëvizjes (LPK) në qershor 1999. Kur më kanë propozuar të bëhem anëtar komisioni për formim të partisë politike, jam deklaruar: “Nuk jam i gatshëm të angazhohem në parti politike. Nëse kontributi im çlirimtar ka qenë konstruktiv, duhet të ketë qenë i mjaftueshëm, e nëse ka qenë i dëmshëm, ka qenë i tepërt” (perifrazim i lirë)”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka thënë se ka pasur një përplasje me Xhavit Halitin, por asesi deri në atë mas sa të angazhoj vrasës.

“ Po, kishim përplasje gjatë bashkëveprimtarisë tonë të përbashkët, por janë diskutuar e përmbyll në institucionet e Organizatës sonë. Përplasjet e para datojnë në vitin 1996, kur zonat e Drenicës, Llapit e Dukagjinit iu drejtuan Lëvizjes dhe Fondit “Vendlindja thërret” në Gjermani me kërkesa për ndihma financiare. Ne i ndihmuam. Z. Haliti më akuzoi se po anashkaloi “centralizmin demokratik” të Organizatës, meqë sipas tij, të gjitha mjetet do të duhej të dorëzoheshin në Kryesi dhe ajo t’ia përcjellë UÇK-së përmes të ngarkuarve të saj. Unë u mbrojta kur më thirrën për të dhënë llogari në Kryesi: “Derisa zonat e UÇK-së kërkojnë ndihma nga ne në Gjermani, rezulton se “centralizmi demokratik” nuk është duke i ndihmuar. Le t’i ndihmon Kryesia dhe strukturat e saj përkatëse që të mos kërkohen ndihma nga Kosova nga ne në Gjermani. Përndryshe, sa herë që do të kërkojnë, nëse do të kemi, do t’ju dërgojmë”, ka thënë ai.

Ai ka mohuar të ketë pasur qasje në fondit vendlindja thërret, pasi që dëshmitari në prokurori ka thënë se Kelmendi i ka tërhequr 250 mijë euro nga ky fond për ta vrarë Halitin.

“Nuk është e vërtet. Në këtë kohë nuk e kishim më atë Fond. Më të përfunduar Lufta kundër Fondit “Vendlindja thërret” pat bërë puç ministri i financave i “Qeverisë së përkohshme” Adem Grabovci, duke e tjetërsuar në fond të asaj qeverie. Edhe po të kisha aq shumë të holla, nuk do të kisha nevojë ti shpenzoja për vrasje të Xhavit Halitit, meqë, siç sqarova, nuk kisha armiqësi me te, pastaj, atëherë, Rugovistët e thekur, Naser e Xhek Kelmendi kishin sjell në Pejë mercenarë tropojanë, që i vrisnin ish-luftëtarëte UÇK’së për vetëm 5 mijë euro për vrasje. Pra, kishte oferta fare të lira, pa pas nevojë të harxhoheshin aq shumë financa”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu