Ideja e bashkimit shqiptar është pjesë e çështjes shqiptare

0
131

Ditët e festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha përsëriti disa herë idenë e bashkimit kombëtar në Europë. Në Vlorë, gjatë nënshkrimit të pergamenës së 100-vjetorit të Pavarësisë, ai theksoi se trojet shqiptare ishin nga Presheva në Prevezë nga Podgorica… Ai theksoi se nuk mund të pranohet më albanofobia nga fqinjët. Ai vuri në dukje padrejtësitë e mëdha historike, që u janë bërë shqiptarëve nga fqinjët, se shekulli që kaloi ishte nga më dramatikët për kombin shqiptar, se historia e Shqipërisë u ngrit si feniksi, kemi qënë të detyruar të përballemi me poshtërime. Kombi shqiptar u përball me aleancën e shteteve ballkanike, që kërkonin copëtimin e tij. Njohja e së vërtetës historike është e domosdoshme. Fqinjët na shihnin si qytetarë të dorës së dytë e të tretë, nuk mund t’i pranonin shqiptarët si qytetarë të lirë. Sot jemi më të bashkuar se kurrë, çdo pëllëmbë tokë etnike është territori në ndërgjegjen kombëtare të çdo shqiptari. Ata të cilët mendojnë që ne do të mund të kemi çështje më të madhe se çështja kombëtare, gabohen rëndë. Duhet ta dinë mirë se shqiptarët… kanë përjetuar pas hebrejve racizmin më të egër në rajon dhe më gjerë. Duhet ta dinë mirë se ndaj tyre, më shumë se ndaj çdo kombi tjetër, janë hartuar paraprakisht programe për shfarosjen e tyre. Për të gjitha ata që do i pengojnë shqiptarëve integrimin, reagimi do jetë i njëjtë me Vaterlonë. Më 4 dhjetor në mbledhjen e qeverisë në shtëpinë ku u ngrit flamuri i pavarësisë, kryeministri theksoi se do përgatitet ligji pas zgjedhjeve të qershorit 2013, që të gjithë shqiptarët kudo të marrin shtetësinë shqiptare pa asnjë kusht.
Çështjet e shtruara nuk janë të reja, janë thënë nga parti politike, nga studiues e analistë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Malin e Zi, në diasporën shqiptare në Ballkan e gjetkë, por u nxorën nga sirtari më në fund nga Kryeministri i Shqipërisë.
Pra, marrin shumë peshë dhe forcë vijuese, që do të detyrojnë qeverinë, organizmat shtetërore, partitë politike që të unifikojnë qëndrimet e parimet konkrete për realizimin e çështjes kombëtare, që akoma qëndron e hapur, të përpunojnë një strategji të përbashkët për politika integruese brenda kombit shqiptar, por edhe në Bashkimin Europian. Këto që tha kryeministri mund të konsiderohen si linja e kuqe e Shqipërisë karshi fqinjëve, që nuk hezitojnë asnjë ditë të jenë agresive e me veprime konkrete kundër kombit shqiptar. Por konsiderohen të tilla edhe ndaj BE-së, që ka disa lloj leximesh akoma ndaj Shqipërisë dhe harron se populli shqiptar kërkon siguri në zhvillimin e tij ekonomik e politik dhe nuk mund të preket më në ndjenjat kombëtare dhe t’i vonohet integrimi në Bashkimin Europian. Çështjet që ngre kryeministri nuk janë të panjohura edhe për faktorin ndërkombëtar, që akoma vjen në Shqipëri për të dhënë konsulenca, mësime e leksione dhe lihet me një anë ndjenja e fortë e sakrificës së kombit shqiptar për dinjitet, barazi me kombet tjera, zhvillim të vijueshëm e të mbështetur, siç është bërë për kombet tjera në Ballkan. Diplomati i njohur dhe analisti i politikës së jashtme, Shaban Murati, e ka trajtuar me finesë çështjen kombëtare në librin e tij me të njëjtin titull, që fatmirësisht është botuar edhe në anglisht që të lexohet dhe nga zyrtarët e BE-së, shpresojmë. Çështja kombëtare ka nisur vijueshmërinë dhe do marrë forcë më të madhe në progresion të drejtë me forcimin ekonomik të kombit shqiptar. Kombi shqiptar tani ka dy shtete që punojnë me forcë shpirtërore të madhe, duke bërë sakrifica për të rritur standardet demokratike, ekonomike dhe politike për t’u anëtarësuar me dinjitet në Bashkimin Europian. Rreth këtyre dy shteteve kombëtare janë dhe rreth dy milionë shqiptarë që duhet të realizojnë prosperitet demokratik, ekonomik, politik dhe të jenë të barabartë me popullsinë tjetër në vendet ku janë. Këtë gjë e din BE, e dinë ndërkombëtarët, e dinë SHBA. Tendenca në Europë është të shkohet drejt federalizmit, që Europa të jetë më e bashkuar politikisht, më e fortë ekonomikisht, që të përballojë sfidat e globalizimit. Kjo tendencë lë hapësirë për kombin shqiptar dhe ravijëzohet tendenca që Shqipëria dhe Kosova të shkojnë drejt një shteti të përbashkët: mund të jetë kjo në një shtet federal, në një shtet të përbashkët, kjo do shihet në ecuritë e ardhshme dhe në përpjekjet e forcës që do ketë kombi shqiptar. Nuk është shkruar e thënë deri tani nga askush, as nga politikanë e organizma shqiptarë, as nga analistë e studiues, por as nga kryeministri, se tendenca e bashkimit të kombit shqiptar dhe realizimi i çështjes shqiptare ka në program territoret e shteteve fqinje. Ne nuk dimë sot se mund të bëhet në të ardhmen çështje për zgjidhje, çështja e territoreve shqiptare në vendet fqinje, që i kanë marrë këto territore gjatë shkatërrimit të Perandorisë Osmane. Ka mendime që kjo çështje mund të hapet, nëse gjeopolitika e fuqive të mëdha që luftojnë për sfera me influencë, për energjinë, naftën në Egje, mund të çojë në rishpërndarje të territoreve etnike. Ka mendime që nëse edhe vendet a popujt fqinje do mendojnë për ndonjë rirregullim të hapësirave të tyre, atëherë edhe kombi shqiptar, që nuk është më siç ishte kur ia copëtuan territoret etnike, të mund të kërkojë me forcën e tij, të bëjë detyrën e vet kombëtare. Ndoshta mund të jetë dhe ideja e një Alcas-Lorene, që i bëri gjermanët e francezët të jetojnë së bashku dhe të kontribuojnë në një Europë të bashkuar, që akoma ka nevojë ta forcojë politikisht këtë bashkim. Pra, çështja e territoreve etnike në Ballkan mbetet hipotetike dhe Kryeministri i Shqipërisë foli për anën historike të territoreve etnike dhe kur flitet për historinë, nuk mund të flitet se po kërcënohet ky apo ai shtet. Dihet se ish-ministri i Jashtëm i Britanisë, Eduard Grei, deklaroi pas mbylljes së Konferencës se Ambasadorëve në Londër se, Shqipëria u sakrifikua, u bënë gabime, por ishin në interes të fuqive të mëdha për ekuilibra. Pra, u bënë ekuilibra duke copëtuar territoret shqiptare. A nuk duhet të njihet e të deklarohet kjo histori e dhimbshme për kombin shqiptar. Kryeministri i Shqipërisë nuk shkoi në Kumanovë të festonte luftën e shqiptarëve për çlirim kombëtar, por Presidenti i Serbisë bëri karshillëk të madh në Kumanovë në tetor, kur festoi çlirimin e territoreve nga Perandoria Osmane, duke lënë me një anë historinë se ai po festonte me miqtë e tij maqedonas, që mbahen në këmbë si shtet nga kombi shqiptar, fillimin e copëtimit në masë të territoreve etnike të kombit shqiptar. Askush nuk u ndie, nuk foli e nuk kritikoi, as në BE, as në SHBA. Asnjë nuk i quajti nacionalistë radikale, irredentistë e të papranueshëm. Edhe sot i bëhet karshillëk kombit shqiptar në Kosovë nga Serbia, që mban të pushtuar pjesë të Veriut të Kosovës. Në kulmin e euforisë në festimet me miqtë zyrtarë të Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë, Presidenti i Republikës së Serbisë deklaroi më 28 tetor 2012 se, Serbia nuk do ta shohë kurrë si shtet Kosovën, edhe sikur të detyrohet nga BE. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkic, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 27 nëntor 2012 deklaroi se “nuk i largojmë institucionet paralele nga veriu i Kosovës”. Askush nuk i kritikoi këto deklarata të rrezikshme për paqen në Ballkan, por të rrezikshme edhe për vetë BE-në. Nuk i kritikoi asnjë nga drejtuesit e BE-së këta zotërinj, përkundrazi inkurajohen me mirënjohje. Serbia ka detyrimin para vetes dhe para BE-së të ndërtojë një politikë të fortë të fqinjësisë së mirë, nëse nuk e ka mendjen të bashkohet me Rusinë, siç mendon Greqia, nëse

 

Nga Qazim Tepshi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu