“Idrizi s’ka vend në qeverisjen e së majtës, do të ikë bashkë me Saliun”

0
105

Kandidati i PS-së për qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima, në një intervistë për “Shekulli”-n hodhi poshtë  mundësinë që PDIU-ja e çamëve të Idrizit t’i bashkëngjitej koalicionit  të majtë që fitoi zgjedhjet. “E majta e bashkuar nuk do ju mundësojë  partisë së Idrizit dhe ndonjë tjetre  si ajo, që të riciklohen në pushtet,  përmes koalicionit tonë”- u shpreh  Kokëdhima.

Cili është komenti juaj për ofertën e çamëve të Shpëtim Idrizit  që t’i bashkohen koalicionit fitues në zgjedhje?

E majta e bashkuar, PS-ja, LSI-ja  dhe aleatët e tyre kanë siguruar  84 mandate. Koalicioni ynë nuk ka  nevojë për çamët e Idrizit. Koalicioni ynë ka çamët e Konispolit,  Shalësit, Janjarit, Markatit etj dhe  të gjithë Shqipërisë dhe ku nuk ka  nevojë për çamët e Idrizit dhe  të Saliut. Unë besoj se e majta e  bashkuar nuk do të bëjë koalicion  me asnjë parti të koalicionit të Berishës. Partia e Idrizit do të qëndrojë  4 vite në opozitë bashkë me partinë e Berishës. E majta e bashkuar  nuk do ju mundësojë partisë së Idrizit dhe ndonjë tjetre si ajo, që të  riciklohen në pushtet, përmes koalicionit tonë.

Përse duhen refuzuar 5 mandate  të çamëve, që do të dobësonin  edhe më tej pakicën e Berishës?

Koalicioni ynë nuk do tu japë hapësirë renegatëve, siç bëri Saliu duke  mbledhur renegatët tanë. Ne do  ta ushtrojmë pushtetin, vetëm me  ata që e fituan pushtetin. Idrizi nuk  shkoi në koalicionin e Berishës për  çështjen çame, por shkoi vetëm për  përfitime personale dhe për përfitime financiare nga konjuktura që u  krijua në prag të këtyre zgjedhjeve.  E majta e bashkuar e ka mundur  Shpëtim Idrizin bashkë me Saliun  dhe e ka bërë aleancën me çamët  e Aleancës Popullore. Çamët e Aleancës Popullore, pas katër vitesh  do të fitojnë disa deputetë, ndërsa  Idrizi dhe të tjerë nuk do të fitojnë  asnjë deputet dhe do të ikin bashkë  me Saliun. Partia e Idrizit nuk ka as- një vlerë dhe vetëm do t’i bënte dëm  qeverisjes së të majtës së bashkuar.

Çfarë do t’i jepte kjo parti qeverisjes së majtë?

Asgjë.

Po si shpjegohet që PDIU u rrit  kaq shumë në zgjedhjet e 23  qershorit?

Një nga strategjitë që Saliu përdori  në këto zgjedhje ishte që fshihte  PD-në e diskredituar pas PDIU-së,  MEGA-s, PR-së etj. Këto parti në kë- to zgjedhje përfaqësuan thjesht interesat e Saliut dhe nuk përfaqësuan as çamët, as minoritarët grekë  dhe as shtresën e ish-pronarëve të  Shqipërisë. Unë besoj se koalicioni  ynë do t’i lërë këto parti të shkojnë  pas Saliut e me të.

 

Nga: Arben Rozhani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu