IFIMES: Partia e Topit do të rrezikoj Qeverinë e Berishës

0
106

IFIMES (Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanike) me seli në Lubjanë në analizën e titulluar “Shqipëria e vetme kundër vetes” një përshkrim më të gjerë i bën zgjedhjes së presidentit të ri të vendit si dhe formimit të partisë së re nga ana e presidentit aktual Bamir Topi.

“Sot pas pesë viteve, Berisha në çdo mënyrë dëshiron që ta eliminoj nga jeta politike Bamir Topin dhe më pas edhe liderin e opozitës Edi Rama. Kjo vërtetohet me karakterin dhe vendosmërinë e Berishës, që është vërtetuar në shumë raste. Edhe pse Bamir Topi nuk do të jetë president i ri, kjo nuk do të thotë se ai do të largohet nga skena politike”, nënvizon IFIMES.

Sipas Institutit, Topi do të formojë partinë e tij të qendrës së djathtë, që mund të jetë një konkurrencë kryesore e PD-së së Sali Berishës, dhe që më shumë siç thuhet rrezikon dhe shqetëson Berishën.

“Topi bën pjesë në qarqet e politikanëve dhe rretheve të preferuara të PD-së dhe ai ka mbështetjen e anëtarëve të dalluar dhe me ndikim të kësaj partie, siç janë ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, si dhe disa deputetë dhe anëtarë të PD-së, mes tyre Gazmend Oketa, ish-zëvendëskryeministër dhe ish-ministër i mbrojtjes”.

IFIMES më tej vlerëson se në momentin që Topi formon partinë e tij dhe varësisht se sa deputet të PD-së do ti bashkëngjiten, mund të vij deri tek rënia e qeverisjes së Berishës, e cila ka shumicën vetëm me katër deputetë më shumë se opozita.

Një nga elementet e reja të analizës së IFIMES është fakti se me formimin e partisë së re nga ana e presidentit Bamir Topi, menjëherë pas përfundimit të mandatit të tij, mund të pasojë edhe shpërbërja e Qeverisë aktuale në Shqipëri.

IFIMES vlerëson se ky vit do të jetë kyç për Shqipërinë, jo vetëm për 100 vjetorin e pavarësisë, por edhe për shkak të disa zhvillimeve të tjera të rëndësishme, që siç nënvizohet do të ndodhin në planin e politikës së brendshme dhe nivelin ndërkombëtar.

IFIMES analizon dhe përshkruan edhe ngjarjet e 21 janarit të vitit të kaluar, duke sjellë një përfundim se Shqipëria shumë vështirë do të përfitojë statusin e vendit kandidat në BE, derisa nuk zbardh rastin e 21 janarit dhe derisa nuk sanksionohen personat përgjegjës.

IFIMES përfundon se është ngadalësuar procesi i anëtarësimit të vendit në BE, mungesa e konsensusit të brendshëm, përparimi ekonomik nuk do të ndodhë pa investimet e huaja, mungesa e sigurimit të ambientit të përshtatshëm për investime dhe reforma në fushën e taksave. Analizat e IFIMES janë bërë vazhdimisht për vendet e rajonit, duke përfshirë edhe sondazhe dhe paralajmërime për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendet e Ballkanit. /ina/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu