Ikin nga PDK, i bashkohen Nismës mbi 50 anëtarë

0
156

53 persona, anëtarë të PDK-së, në mesin e të cilëve doktorë shkencash, magjistra, mjekë, profesorë, inxhinierë, si dhe studentë, sot i janë bashkuar Nismës Social Demokrate në Mitrovicë.

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, u shpreh të jetë i lumtur që kjo parti po zgjerohet në qytetin e punëtorëve, sepse siç tha ai, nëse ka subjekt politik që është i afërt me punëtorët, kategoritë e mesme dhe të varfra të shoqërisë, atëherë është pikërisht Nisma Social Demokrate.

Sipas tij, kjo parti në parimet e saj ka lirinë, drejtësinë dhe solidaritetin. “Kosova dhe qytetarët e saj kurrë nuk kanë pasur më shumë nevojë për lirinë e të menduarit, të shprehurit dhe të folurit. Kurrë nuk kanë pasur më shumë nevojë për një shtet të së drejtës, ku ligji është alfa dhe omega e drejtësisë dhe zhvillimit”, ka thënë mes tjerash Krasniqi.

Ndërkaq, Hysni Ahmeti, kryetar i Degës në Mitrovicë, tha se aderimet në Nisma janë dëshmi reale e konceptit politik që mbron interesat e qytetarëve.

“Kjo parti e vlerave dhe ku mund të ndërtojnë besimin publik për veten e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi, është shndërruar në shpresë për qytetarët”, theksoi Ahmeti.

Në anën tjetër, profesori Mustafë Haziri, i cili nga PDK-ja aderoi sot në Nisma, bëri të ditur se beson në programin dhe vizionin e lidershipit të Nismës.

“Ky lidership dhe këta njerëz kanë ditur që në momentet më të vështira t’i gjinden popullit të vet dhe Kosovës, andaj besoj se do të dinë të udhëheqin edhe në paqe”, tha ai.

Librezat e reja të partisë, anëtarëve të rinj ua ka dorëzuar Jakup Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu