Index Kosova: Sondazhi ishte profesional

0
213

Index Kosova i është përgjigjur kritikave të AAK-së dhe AKR-së për sondazhin e publikuar një ditë më parë për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Visar Berisha gjatë debatit në Info Magazine të Klan Kosovës me gazetarin Kushtrim Sadiku, deklaroi se sondazhi ka qenë i realizuar sipas të gjitha parametrave profesionale.

“Sondazhi ka qenë profesional dhe ai paraqet disponimin e respodentëve për muajin qershor. Index Kosova nuk ka arsye që të mashtrojë ose të ndikohet politikisht. Ne e kemi paraqitur përgjigjen e të anketuarve për partinë politike dhe gjithçka mund të ndryshojë kur të caktohen kandidatët”, ka thënë Berisha.

I ftuar në debatin e Info Magazine, analisti politik Ardian Arifaj deklaroi se nuk ka arsye që të kundërshtohet anketa e Index Kosova.

Sipas Arifajt, partitë politike duhen të merren seriozisht me këto të dhëna.

“Nuk kam arsye të mos i besoj këtij hulumtimi. Unë mendoj se kjo paraqet një fotografi reale, të një fotografie të çastit për kryeqytetin. I kuptoj reagimet e partive politike, por them se ka ende kohë deri në 3 nëntor. Ato duhet të merren me 35 për qindëshin që sipas anketës nuk u kanë besuar asnjërës. Aty duhet ta kenë fokusin”, theksoi analisti Arifaj.

AAK dhe AKR e kanë quajtur sondazhin mashtrim, joprofesional dhe tendencioz.

Partia e Haradinajt sipas Index Kosova doli me mbështetje 4.2 % derisa AKR kishte 3.4 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu