Informatori për atentat ndaj Shpend Ahmetit, duan ta vrasin ?

0
104

Policia e Kosovës është duke e trajtuar një atentat të mundshëm ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, por ata nuk besojnë se mund të jetë e vërtetë pasi sipas tyre dëshmitari gjatë deklaratës së tij në fund ka ndërruar fjalët.

Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani për “Zëri” tha se Policia ditë më parë ka pranuar një informatë por që Policia është duke e trajtuar.

Mirëpo, ai tha se kjo informatë edhe mund të mos jetë e vërtetët sepse dëshmitari në fund të deklaratës ka deklaruar se mund të ketë qenë i ndikuar nga alkooli dhe nuk mund të dijë çka është thënë

Ndryshe, Policia e Kosovës ditë më parë ishte informuar nga një qytetarë se ka dëgjuar një bisedë mes disa personave në një lokal të Prishtinës, ku flitej për dhënien ë një shumë parash për vrasjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmetin s’e frikësojnë kërcënimet: Do të vazhdojmë deri në bërjen e shtetit

12:37 / E mërkurë, 19 Mars 2014

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj lajmeve të cilat kanë dal në media se ndaj të parit të kryeqytetit është planifikuar një atentat.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë deri në bërjen e shtetit.

“Mos ta kenë as dyshimin më të vogël se ne mund të kemi edhe hezitimin më të vogël”, ka shkruar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu