INSTAT: Rreth 1 milion shqiptarë mbi 25 vjeç s’e kanë prekur librin me dorë vitin e shkuar

0
66

Leximi i një libri është bërë një dukuri gjithnjë më e rrallë, ndoshta edhe shkaku i ndikimit të teknologjisë, internetit por edhe rrethanave tjera që lidhen me nivelin e arsimimit dhe gjendjes ekonomike.

Sipas të dhënave të INSTAT, të evidentuara në një anketë të posaçme, shihet se vitin e kaluar mbi 1 milionë shqiptarë nuk kanë arritur të lexojnë asnjë libër.

Për pjesën tjetër ndërkohë, thuhet se ka lexuar fare pak. Rreth 320 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç raportuan se kanë lexuar më pak se 5 libra vitin e kaluar. Teksa pjesa e tyre që kanë lexuar më shumë se kaq, sa vjen e zvogëlohet.

Rreth 102 mijë shqiptarët raportojnë se kanë lexuar 5-10 libra gjatë vitit të kaluar, ndërsa rreth 44 mijë shqiptarë kanë lexuar më shumë se 10 libra gjatë vitit.

Duket se ka rënë edhe leximi i gazetave. Ndërsa, siç mund të shihet e natyrshme, ata që lexojnë më shumë kanë arsim të lartë ose të mesëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu