Intervist nga Radio Fontana me kandidatin e Levizjes Vetevendosje, Azem Zekaj

0
81
Kandidati i Levizjes Vetevendosje, Azem Zekaj
Kandidati i Levizjes Vetevendosje, Azem Zekaj

Radio FontanaIstog. Cfare ju shtyu te kandidonit per deputet:

si individ i ndergjegjshem per te kaluaren dhe te tashmen, e pashe te arsyeshme te vazhdoj punen ne sherbim te atdheut. Vendi ka hyre ne nje rrethrrotullim dhe nuk del qe aty pa ia hap rrugen vete ne. Qeverisja e deritanishmenuk arriti te permbushe as parimet e as premtimet me te cilat mori votat heren e kaluar.

Radio FontanaIstog. Ju keni një karrierë politike e cila shtrihet ne tre dekada, duke pasur parasysh aktivitetet e familjes suaj në shërbim të atdheut. Çka ju shtyri të jeni pjesë e politikës dhe e VV tash kur po thuhet se Kosova është shtet demokratik?

Unë dhe familja ime kemi aderuar herët në organizatat politiko-ushtarake në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Unë me anën e politikës kam dashur të mbrojë atdheun dhe popullin shqiptar dhe ti shërbej kombit. Prandaj mbasi ende e shoh veten që mund të ndihmoj, merrem edhe me politikë, pasioni im për ti shërbyer atdheut është gjithmonë shumë i fortë. Sa për bashkimin tim me Lëvizjen Vetëvendosje është koncepti i saj politik dhe parimi i saj që ishte parim i imi, krijimin e një shteti demokratik dhe bashkimin kombëtar. Ishte e vetmja shpresë, e cila përafronte me ato që isha brumosur herët. Arsye tjetër është se kemi një gjysmë shtet të kapur nga krimi i organizuar i prirë nga Hashim Thaçi dhe klika e tij, prandaj për të luftuar krimin duhet luftuar edhe ata që janë prijësit e tij, mendoj se vetëm me VV mund të arrijmë qëllimin e ndërtimit të shtetit demokratik, dhe burgosjen e të gjithë atyre që janë marrë me krime ndaj vendit.

Radio FontanaIstog. E keni fjalën edhe për Kryeministrin?

Cili do qoftë, Hashim Thaçi apo të tjerët që kanë udhëhequr dhe që kanë rënë ndesh me ligjin, vendi i tyre është burgu, ata do të përgjigjen para drejtësisë, para popullit dhe para Zotit.

Radio FontanaIstog. Tash jeni në një subjekt politik i cili thirret në bashkim kombëtar. Por për ta realizuar atë qëllim a do të kishit pranuar të hyni në koalicion me ndonjë parti për ta rrëzuar Thaçin nga pushteti?

Nuk mund të jap sqarime për secilin subjekt politik veç e veç, por mund të them lirisht se subjektet, të cilat pajtohen me konceptin e LVV-së për të realizuar ndërtimin e një shteti funksional do të mund të bisedohej për koalicion të mundshëm, por ne synojmë dhe jam i bindur që në zgjedhjet e ardhshme LVV të fitoj zgjedhjet, sepse është i vetmi subjekt që i mbeti besnik parimit të saj, që të jetë me popullin dhe për popullin

Radio FontanaIstog. Me cilën parti politike VV do të hynte në koalicion, dhe me cilën në asnjë mënyrë?

Po citoj kryetarin Kurti, i cili ka theksuar disa herë se nuk do të hyjmë në koalicion me asnjërën parti, e cila ka qeverisur me vendin dhe ka punuar kundër interesave të popullit. Këtu hyn nënshkrimi i aktit të tradhtisë, Marrëveshjes që Kryeministri e bëri me Serbinë, vinë shitja e Postës Telekomit, të KEK-ut dhe të gjitha ndërmarrjeve, që u shitën për hesape të veta. Pra, me këto parti, as që mund të mendohet një bashkëpunim.

Radio FontanaIstog. Si erdhi puna që ish shokët e juaj të luftës, të jenë sot “kundërshtarët” më të mëdhenj të subjektit politik ku jeni ju?

Lufta nuk zgjedh koncept të qëlluar. Unë shoh se rruga ime nuk ka devijuar, problemi qëndron te devijimi i tyre, të cilët kanë ndërtuar një shtet të dështuar, i cili vuan nga korrupsioni,
vjedhjet, privatizimet pa asnjë kriter. Këta shkelin çdo parim të njerëzores. Me të drejt thotë një filozof, miqtë nuk njihen në luftë, por në paqe, kur janë në pushtet.

Radio FontanaIstog. A mendoni se do të ketë prap nje ndarje të PDK-së?

Duke pasur parasysh që ka degraduar e gjitha, do të ketë dhe nje ndarje të PDK-së, kesaj radhe do i ikun si Buzhala dhe Kuqi qe veq kishte parajamruar largimin nga skena Politke por duket te jete joshur prap me Polste ne Parti sepse Qeverin sdo ta ken me, ashtu siq u ka rene Parlamenti do u bjer dhe Qeveria me 8 Qershor.

Radio FontanaIstog. Po duket se Kosova po shkon drejt rrugës së Bosnjës a mund të ndodhin trazira sipas jush?

Po mund të ndodhin trazira, sepse politika aktuale e çon drejt trazirave popullin. Populli është duke vuajtur dhe jeton në skamje të mjerueshme ku pushtetarët kanë pasuri të patundshme.

Radio FontanaIstog. Cfare i premtoni zgjedhesve?

Zgjedhesve te mi, u premtoj se do te punoj ne te miren e tyre e te vendit. Ka probleme madhore ne shendetsi, ne arsim, ne rend, infrastrukture, sherbime sociale. Do te fillojme me rradhe ndertimin e sistemeve te qendrueshme  per shume legjislatura.

Radio FontanaIstog. A mendoni se do ti mbani premtimet?

Qellimi eshte te bejme ate qe te tjeret se arriten. Te punojme sa me shume e te degjojme zerin e popullit per hallet qe ka. Fondet ekzistojne thjesht keqmenaxhimi sjell parregullsi ne shperndarje. Me marjen e pushtetit do vendosim dhe rregullin e duhur ne financa. Keshtu do te kemi me shume mundesi te sigurojme ato qe premtuam.

Radio FontanaIstog. Ju vini nga Zvicra per te kandiduar. Cfare ju shyn ?

Une jam larguar nga kosova para shume vitesh si pasoje e dhunes policore serbe. Ne zvicerr skam reshtur kurre se punuari per ceshtjen kombetare. Kam pasur mbeshtetjen e familjes e shokeve te nje ideali dhe kam arritur te permbush dhe detyrimet me te larta ndaj atdheut duke marre pjese ne luften clirimtare ne kosove dhe ate ne maqedoni, si ushtar aktiv ne front e drejtim. Ne zvicerr une kam jete te rregullt, por perderisa gjithe jeten ia kam kushtuar kosoves atehere edhe tani e pashe te arsyeshme te vazhdoj punen per vendin tim.

Radio FontanaIstog. Para dy ditesh ne peje u anetaresuan 300 te rinj ne PDK. Cfare thoni se humbisni ju si VV e fiton PDK ne raste te tilla ?

PDK po leviz gurin e fundit qe i ka mbet. Mashtrimin e rinise per ti marre voten. Ata te rinj jane sigurisht te zotet, te arsimuar, te ndergjegjshem, por ne kete krize ku vete PDK e ka futur vendin ata te rinj e shume te tjere skane asnje te ardhme te sigurt, as pune as shtepi, mbyten ne kredite, skane siguri dhe smund te mbeshtetetn ne asnje strukture. Genjeshtrat qe PDK u ben duke u premtuar ato qe smundi tia jape per kaq vite, ata te rinj nga deshperimi nuk i shofin, por do ti dallojne kur me marjen e pushtetit ne do te ndryshojme cdo gje ne te miren e tyre.

Radio FontanaIstog. Nese votuesit ju japin mandatin për deputet, a do keni mundesin, guximin dhe qëndrimin që të perpiqeni per te miren e popullit kosovar me duar të pastra edhe duke përmiresuar gjendjen kaotike në shumë fusha jetësore që ka mbjell pushteti i tanishëm?

Nga dita e parë fillojmë me vrull sipas plan programit te detajuar me se miri nga LVV. Ne i kemi njerëzit dhe ata janë të pregaditur profesionalisht dhe moralisht. Sa i përket guximit dua ta thjeshtojë se unë u bëra pjesë e politikës me të vetmen arsye, Kosovës duhet ti kthehet dinjiteti. Kjo nuk ka cmim.

Radio FontanaIstog. Një pyetje që ka interesim nga të rinjët Kosovar: Ju si deputet i ardhshëm a do kujdeseni që me donacione te ndryshme po edhe nga vet buxheti të rregulloni standartin e jeteses ne qytetin e Istogut, dhe shkurt të bëhet më shumë për rininë, si në sport, kulturë,  dhe aktivitetet te tjera?

Infrastruktura per zhvillimin e larmishem te rinise ne Kosove është në gjendje të mjerueshme. Ne si LVV kemi paraqitur modelin tonë për mënyrat se si mund të rregullohet situata e krijuar. Bashkëfinancimi,,partneriteti publiko-privat, dhënja me koncesion janë disa prej mekanizmave që ne i ofrojmë per te gjalleruar aspekte te ndryshme te jetes per rinine Kosovare.

Radio FontanaIstog. Nje mesazh qe u jepni degjuesve

Te nderuar miq e dashamire. Ka ardhur koha te bejme ndryshime rrenjesore. Qeveria thacimendoi te na zinte te papergatitur me keto zgjedhje te parakohshme. Por ajo qeveri se ka ditur se populli ka nje vote ne dore, e me te e rrezon edhe me te fortin.Ate te forte qe e ka shkelur e zhvatur, qe nuk i ka ofruar as te drejtat themelore te njeriut. Me 8 qershor shkoni votoni. Eshte momenti kur mund te beni nje ndryshim ne te miren tuaj. Jam krenar qe kandidoj per deputet te qytetit tim, me jepni voten tuaj dhe une ju premtoj te punoj vetem per ju.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu