Interviste me këngëtarin Lulzim Shehu “Luli”

0
476

lulzim shehu 021. Sa jeni i kënaqur me suksesin tuaj me këngën?

Jam shume i kënaqur me punen që beje, jam i angazhuar shume në dasma, mbremje dhe ahengje të tjera, kam dhe Klipe të inqizuara dhe jan shitur shume mire.

 

2. Cili është Luli në realitet?

Luli në realitet shume i thjesht, ekspresive, shumë i dashur, gjithmonë i qeshur, që do shumë muziken, skenen dhe televizionin.

 

3. Çka synon me muziken?

Te realizoj ëndrren që kam patur gjithmonë,që një ditë të bëhem një personalitet i rëndësishëm në muzikë, një personazh si ata që adhuroj dhe idhullizoj tani.

 

4. Si mendoni të arrini atje ku e keni qëllimin me këngën?

Duke punuar intensivisht, ashtu siç e kam nisur dhe duke mos e humbur dashurinë e pasionin që kam për muziken.

 

5. Publiku e adhuron më shumë zërin tuaj apo këngën?

Një këngë që është e bukur mbetet e bukur por një pjesë të madhe të saj e zë interpretimi ndaj besoj se është kombinimi i të dyjave pra Zëri dhe Stili.

 

6. Jeni nga Ferizaj dhe jetoni në Gjermani, ku ndegjohet Muzika e juaj më shume ?

Jetoj në Gjermani, në Bon dhe është bukur kur degjon këngët e tua tek njerzit apo dëgjon njerëz që i këndojnë jo vetëm në Kosovë por edhe në të gjitha vendet ku ka shqiptarë dhe në Diaspor, ketu në Gjermani, Zvicerr dhe shtetet e Beneluksit jem ter vitin i rezervuar neper Dasma dhe Ahengje dhe Festa të ndryshme.

 

7. Cilën këngë e këndoni më me pasion dhe me zemër?

Kenget popullore dhe baladat por ka shumë këngë që më pëlqejnë shumë për fuqinë dhe energjine që përcjellin por këngët që i këndoj më me zemër janë përgjithsisht këngët e mia, sepse në secilen prej tyre ka nga pak shpirtin tim muzikor.

 

9. Familja juaj, kush jan Familja e juaj dhe sa ju përkrah në profesionin tuaj?

Janë gjithmonë aty për të më mbështetur, këshilluar, sugjeruar.

Faleminderit për intervisten

Intervistoi, Gazeta Zëri i Kosovës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu