Inxhinierët kinezë vijnë në Bujanoc për kanalin ujor Danub-Preshevë-Selanik

0
377

Të armatosur me harta dhe foto aparate inxhinierët kinez kanë regjistruar pikat në rrjedhën e lumit Morava për të cilën kanë vlerësuar se do të mund të jenë ma problematike për hapjen e kanalit Danub-Preshevë-Selanik.

Delegacioni kinez i kompanisë “China Gezhouba Group Corporation” pas dy javë vëzhgimi ka vlerësuar se projekti për ndërtimin e kanalit ujor “Morava” – “është i realizueshëm edhe pse ekzistojnë pengesa të caktuara infrastrukturore të cilat mund të zgjidhen”.

Reporterët e gazetës “Novosti” i janë bashkuar ekspertëve kinez në etapën e fundit të testimit të lundrueshmërisë në Moravë.

“Nga Nishi deri në Bujanoc së bashku kemi vëzhguar rrjedhën e Moravës së Jugut përmes tokës pasi përmes lumit ende nuk mundet”, shpjegojnë reporterët.

“Morava e Jugut është e vogël, mirëpo ky projekt është i madh edhe për standardet tona”-përgjigjet Huang Ling, njeriu i parë i delegacionit të kompanisë kineze.

“E dimë se ideja ka ekzistuar edhe para njëqind viteve, mirëpo teknologjinë të cilën sot e disponojmë, atëherë nuk e kishim”..

Teknikisht është e realizueshme, mirëpo pyetja themelore është – sa shpaguhet ?

Sipas inxhinierëve kur të përfundohen analizat e detajuara dhe të vërtetohet se sa shpaguhet ky projekt, atëherë do të mund të sjellim një vendim për pjesëmarrje në këtë projekt.

“Për disa javë qeverisë suaj do t’ia dërgojmë draftet e para dhe duke marrë për bazë përgjigjen e tyre do të flasim për hapat e mëtutjeshme”, thotë Ling.

I pyetur për kohën që do të kërkojë ndërtimi i këtij kanali ujor deri në detin Egje përmes Selanikut në Greqi, drejtuesi i kompanisë kineze tha se në këtë rast koha matet me para.

“Koha në këtë rast matet me para. Nëse vlerësohet se ka interesim dhe investohet një shumë e konsiderueshme e të hollave, puna mund të kryhet edhe për pesë vite, mirëpo mund të zgjatë edhe njëzetë, tridhjetë…”, thotë Ling.

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar me seli në Tiranë vitin e kaluar i kishte shkruar një letër ish -sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton letër e cila me tone anti-shqiptare ishte komentuar nga mediat serbe dhe maqedonase javëve të fundit. Aty ishte kërkuar intervenimin e investitorëve amerikanë në projektin ujor Danubë-Preshevë – Selanik.

Sipas letrës dërguar zonjës Klinton, SHBA që nga viti i largët 1913 kishte fituar me koncesion territorin e Luginës së Preshevës pas një marrëveshje Ruso-Amerikane të nënshkruar me 18 janar , 1913 në Shën Peterburg të Rusisë. Sipas lajmit të publikuar në gazetën Nju Jork Tajms të asaj kohe , Asociacioni Amerikan i Inxhinieris Civile me seli në Nju Xhersi e kishte fituar projektin dhe projektuar trasenë e kanalit duke e emëruar me titull : Linja ekonomike evropiane në relacion me Suezin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu