Isa Mustafa i vendosur: Nuk e kam ndërmend ta shkarkoj Jabllanoviqin

0
344

Hasha dhe Isa Putini

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha që në fillim të protestës nga fjalimet është parë se nuk do të ishte një protestë paqësore. Ai tha se nuk pranon ultimatumet dhe nuk e ka ndërmend ta shkarkojë Jabllanoviqin dhe se nuk do të merret me deklaratat e tij, por me punën e tij.
Mustafa thotë se është e pakuptimtë që 45 ditëpas krijimit të Qeverisë, të kërkohet rrëzimi i saj.

“Është një rregull që Qeverisë t’i jepen bile 100 ditë, për të parë se si po punon, por neve nuk na është dhënë asnjë ditë”, tha Mustafa në intervistë për RTK.

Ai tha se ministri Jabllanoviq ka bërë një deklaratë të pamatur, por ai ka kërkuar falje.

Kryeministri lavdëroi Policinë e Kosovës, duke thënë se ata e kanë kryer sot punën e tyre në mënyrë korrekte, duke pasur parasysh se janë përballur me protestues agresivë dhe të dhunshëm.

“Shkarkimi i ose jo i Jabllanoviqit, nuk ka aspak rëndësi me këtë situatë”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Ai tha se Jabllanoviqi nuk ka lindur në skenën politike me fillimin e punës së Qeverisë, por ka qenë i pranishëm në skenën politike që nga themelimi i Listës Serbe. “Fundja me këtë Jabllanoviq kanë bashkëpunuar e kanë negociuar të gjithë ata liderë që sot na akuzojnë neve”.

Mustafa tha se “ne nuk mundemi që me ultimatume të shkarkojmë njerëz të Qeverisë”.

“Ultimatumet nga një parti politike nuk i pranoj”, tha ai.

Ai tha se Jabllanoviqi as Trepça nuk kanë qenë pretekst i protestës. “Unë nuk do ta lodhi veten çka thotë Jabllanoviqi, por çka bën Jabllanoviqi”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu