Ish-deputeti i LDK-së ia sheh ‘sherrin’ finales Liverpool- Real Madrid, ia vjedhin mbi 100 mijë euro!

0
203

Ish-deputeti i LDK-së dhe njëherit asamblesiti në Komunën e Prizrenit, Xhavit Ukaj ka folur për “Gazeta Blic”, në lidhje me vjedhjen e mbi 100 mijë euro që i ndodhi para dy netëve.

Siç tha Ukaj, ‘mollë sherri’, për të po del të jetë finalja e Ligës së Kampioneve, e cila u zhvillua mes Liverpool e Real Madrid.

Ai tha se gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja është kryer aksioni.

“Të gjitha ato që i keni lexuar në lajme qëndrojnë. Koha ka qenë prej orës 20:20 në mbrëmje gjatë lojës futbollistike Liverpool me Real Madrid 22:20 në këtë periudhë e kanë kryer aksionin”, ka deklaruar Ukaj për Gazeta Blic.

Mbi 100 mijë euro i janë vjedhur para dy netëve ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe të asamblistit të LDK-së në Prizren, Xhavit Ukaj. Ende nuk dihet se kush i vodhi paratë. Policia për këtë rast nuk ka asnjë të dyshuar.

Hajnat para dy netësh kanë targetuar një shtëpi të pasur në fshatin Piranë të Prizrenit, dhe aty kanë arritur të vjedhin hiç më pak se 100 mijë euro. Lajmin për këtë vjedhje, e cila besohet se ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:20 deri në 22:30, e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në Prizren

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu