Ish komandanti Ismet Tara nuk e pranon statusin e veteranit pa ushtarët e tij

0
280

Ismet Tara

Pas publikimit të listës së veteranëve të luftës së UÇK-së të Brigadës 124 të ZO të Pashtrikut, ka pasuar menjëherë reagimi i njërit prej komandantëve, Ismet Tarës. Shumë ushtarë që kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe të kësaj brigade nuk u është pranuar statusi.

Në një komunikatë për media, Ismet Tara, ka bërë të ditur se ka thirrur takim urgjent me ushtarët që nuk u është pranuar statusi i veteranit.

Kjo ka bërë që më 14 mars (e shtunë) në orën 13:00 të caktohet një takim urgjent me ushtarët e Brigadës 124 të UÇK-së, që nuk u është pranuar statusi i veteranit të luftës.

“Ish komandanti i Brigadës 124 të UÇK-së, Ismet Tara, nuk është fare i kënaqur me pranimin e statusit të veteranit të luftës për ushtarët e Brigadë 124. Kërkoj një takim urgjent me të gjithë ushtarët e Brigadës 124 që nuk u është pranuar statusi i Brigadës”.

“Kërkoj njëkohësisht edhe prej komandës së Brigadës 124 që kanë qenë anëtarë të komandës në kohën sa kam qenë unë me të, që të jenë të përgjegjshëm për ushtarët e brigadës që kanë mbetur pa statusin e veteranit”, thuhet në njoftimin Tarës, transmeton portali rahoveci24.

“Njëkohësisht kërkoj që të gjithë komandantët e batalioneve të Brigadës të japin përgjegjësi për mos pranimin e ushtarëve pjesëmarrës të betejave, dhe ushtarëve të parë që kanë qenë dallëndyshe të para të furnizimit me armë nga Shqipëria”.

“Unë si Ismt Tara dhe ish komandant i Brigadës 124 të UÇK-së nuk pranoj statusin e veteranit deri sa edhe ushtarit tim të fundit t’i takojë statusi që e merito. Përshëndetje të përzemërta për të gjithë veteranët që nuk u është pranuar statusi”, u shpreh Ismet Tara në këtë komunikatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu