Ish-presidenti kroat Stipe Mesiç tregon dashurinë për shqiptarët

0
585
Stipe Mesiqi
Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, i cili gjithmonë është i njohur për simpatinë ndaj shqiptarëve, edhe pse tashmë e ka përfunduar mandatin si President, ende vazhdon të ketë simpati dhe dashuri për shqiptarët.

Pasi disa muaj më parë vendosi plisin e bardhë dhe bëri shqiponjën me duart e tij ne Tetovë, ai në një foto shihet i veshur me veshje kombëtare shqiptare.

“Ish Kryetar i Kroacisë, Stipe Mesic me veshje kombëtare shqiptare së bashku me mikun e tij më të ngushtë dhe njëherësh veprimtarin e çështjes kombëtare Idris Sulejmani nga Zherovjani i Tetovës, që vepron dhe jeton në Kroaci”, thuhet në përshkrimin e fotos e cila po qarkullon në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu