Ish-shefi i zbulimit ushtarak gjendet i vdekur në rrethana misterioze

0
70

Goran Sofeski

Ish-shefi i Zbulimit Ushtarak në Maqedoni, Goran Sofeski është gjetur i vdekur në rrethana të panjohura në malet e rajonit të Kërçovës.

Sipas disa mediave opozitare maqedonase, Sofeski ka qenë në konflikt me ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov dhe se ai ishte një nga përkrahësit e opozitës, duke qenë edhe truproje i ministres aktuale të Punëve dhe Politikave Sociale nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski.

Sofeski prej mbrëmë ishte shpallur i zhdukur dhe se së fundi ishte dëgjuar vetëm me babain e tij. Por pas kërkimeve intensive trupi i tij i pajetë u gjet nga gjuetarët lokal dhe policia.  Sofeski ishte një nga ekspertët e sigurisë dhe zyrtari që kishte zbuluar disa afera në ushtri, përfshirë edhe rastin e kontrabandimit me armë. Viteve të fundit 44 vjeçari ishte transferuar në disa kazerma dhe se kishte pozita të ulta në ushtri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu