Ish-ushtarët e UÇK-së pranohen në ambientet e Qeverisë

0
287

qeveria maqedone

Shkup, 3 shkurt – Kanë vazhduar edhe sot bisedimet mes grupit të ish-ushtarëve të UÇK-së dhe zv.kryeministrit Musa Xhaferri.

Ish-ushtarët janë pranuar sot në zyrat e zv.kryeministrit në Qeveri.

Mësohet se takimi po vijon, ndërsa po shqyrtohen kërkesat e ish-ushtarëve.

Xhaferri mësohet se, që në takimin e parë, ka premtuar zgjidhje për kërkesat e ish-ushtarëve.

Zv.kryeministri ka premtuar se do të bëjë punësimin e mbi 120 ish-ushtarëve në administratën shtetërore.

© ZHURNAL.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu