ISIS, marrëveshje me narkotrafikantët meksikanë për të sulmuar SHBA

0
258

ISIS group

Fundjavën e shkuar, Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas, një agjenci federale kjo, nxorri një bulletin, përmes të cilit lëshon alarmin se militantët e ISIS synojnë të godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga kufiri meksikan. Ndërsa një raport i Judicial Watch, një grup aktivistësh që monitorojnë aktivitetin e qeverisë amerikane, flet për grupe terroriste islamike që po operojnë në qytetin kufitar meksikan të Ciudad dhe po planifikojnë të sulmojnë SHBA-të me autobomba apo mjete të tjera motorike, që i kanë tranformuar në instrumentë shpërthyes.

Presidenti Obama, duke folur në Purchase (Nju Jork), para disa fansave të tij, që janë të gatshëm për të paguar nga 15 deri në 30 mijë dollarë për ta parë nga afër, (ishin 250 bankierë e shokë golfi), këputi një tjetër deklaratë “të papërgjegjshme”, siç e konsiderojnë disa media të huaja, duke thënë se fajin për rritjen e shqetësimit të qytetarëve mbi ISIS e kanë televizionet dhe Facebook.

“E kuptoj përse disa njerëz janë të shqetësuar… Nëse shikoni lajmet apo programet televizive të mbrëmjes, duket sikur bota po shkatërrohet… por bota ka qenë gjithnjë rrëmujë… Dhe ne e vëmë re tani, sepse janë mediat sociale” –tha ai.

Pra sipas tij, ajo çfarë po ndodh, nuk është realiteti. Por një sondazh i Gallup tregon se 54 % e amerikanëve nuk janë dakord me të.

Në të vërtetë, realiteti është krejt tjetër. Teksa Obama kërkon të minimizojë atë çka po ndodh, një përmbledhje e mesazheve të grupit terrorist ISIS në mediat sociale, në javën e fundit të gushtit, tregon se terroristët po studiojnë një plan për të hyrë në SHBA përmes kufirit jug-perëndimor, për të ndërmarrë më pas akte terroriste. Kjo përmbledhje është pjesë e buletinit qeveritar të Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit, i bërë publik për të treguar vetëdijen e agjencive qeveritare mbi situatën.

Alarmi vjen pak ditë nga përvjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit, një datë që terroristët nuk kanë për ta harruar lehtë e që dy vjet më parë e festuan duke sulmuar konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.

Ndërsa komunikata e lëshuar në të njëjtën kohë nga Judicial Watch e ka specifikuar kërcënimin me detaje të tjera. “Militantët e ISIS po operojnë jo vetëm në qytetin meksikan të Ciudad –it, por edhe në atë të Juarez –it, i famshëm për grupet kriminale të narkotrafikut, që e zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe në El Paso të Tekasit. Agjentët e shërbimeve sekrete amerikane kanë kapur disa përgjime telefonike, që tregojnë se terroristët e ISIS dhe të Al –Qaeda janë duke operuar edhe me narkotrafikantët dhe po përgatiten për të hyrë në SHBA” –thuhet në raportin Judicial Watch.

Sulmi është i besueshëm, aq sa komandanti i bazës USA Fort Bliss, në El Paso, është vënë në dijeni për kërcënimin. “Nuk kemi ende një strategji mbi ISIS” –tha pak kohë më parë Obama, duke shtyrë për një kohë të pacaktuar bombardimet ajrore në Siri. Terroristët, në të kundërt, duket se e dinë ekzaktësisht atë që duan të bëjnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu