ISTOG: Keqpërdorime tek memoriali kushtuar Presidentit Ibrahim Rugova

0
130

Tejkalim të punëve shtesë dhe mangësi tjera kanë ndodhur në tenderin për rregullimin e memorialit “Ibrahim Rugova- faza e IV.

Komuna e Istogut ka lidhur ankesë kontratë në mënyrë të kundërligjshme për rregullimin e memorialit “Ibrahim Rugova- faza e IV. Zyra Kombëtare e Auditimit gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2018 të Komunës së Istogut ka gjetur shkelej të mëdha të ligjit të prokurimit të ky projekt cili është në fazën përfundimtare, shkruan lajmi.net.

Por, edhe fazat tjera të projekt janë të dyshimta.

Në ndërtimin u përfshinë njerëz të partisë të cilën Rugova e kishte udhëhequr për 17 vjet me radhë. Dy kontratat e para iu dhanë vëllait të asambleistit të LDK-së në Istog, Hajrush Shoshit. Kontrata e radhës iu dha kompanisë e cila tashmë udhëhiqet nga kryetari i dikurshëm i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Vigan Syla, i cili më 2011 kishte kaluar në LDK. Nuk dihet nëse Syla ende e vazhdon aktivitetin në këtë parti.

Projektin ideor e ka kryer dhëndri i kryetarit të Komunës së Istogut, Esat Bytyqi. Ai jeton dhe vepron në Vjenë dhe komuna kishte thënë se ai këtë projekt e ka bërë falas.

Megjithëkëtë, tek faza e IV, sipas Auditorit, aneks kontratat sipas nenit 35 të LPP-së7 janë të lejuara deri në 10% të vlerës së kontratës origjinale. Kontrata origjinale për “Rregullimin e memorialit Ibrahim Rugova – faza e IV” ishte në vlerë prej 348,934 euro. Komuna kishte lidhur një aneks kontratë në vlerë prej 92,456 euro, që përbënte 26,5% të kontratës origjinale. Pra, tejkalimi ishte për 57,563 euro, që ishte mbi 10%-shin e lejuar të aneks kontratës. Po ashtu, në këtë procedurë të prokurimit Auditori ka identifikuar edhe disa mangësi. “Në dosjen e tenderit të OE fitues nuk ishte paraparë nënkontraktimi i punëve. Pas lidhjes së kontratës, përkatësisht me dt. 15.10.2018, OE fitues ka njoftuar komunën për nën kontraktimin e një pjesë të kontratës, që është në kundërshtim me Dosjes së tenderit – neni 4.2; Komuna nuk ka njoftuar KRPP-në brenda dy (2) ditëve nga data kur është marrë vendimi për aplikimin e procedurës së negociuar pa publikim që është kërkesë e nenit 20 të LPP-së’, thuhet në Raportin e Auditorit për këtë projekt.

ZKA, ka konkloduar se ka vonesa në realizim të kësaj kontrate nga fakti që me plan dinamik dhe kushte të veçanta të kontratës ishte planifikuar që kontrata të përfundonte në dhjetor 2018. “Ne kemi vërejtur se deri në fund të shkurtit 2019 projekti nuk kishte përfunduar, dhe nuk kishte as aprovim për vazhdim të punëve apo edhe aplikim të penaleve; dhe Ekzekutimi i kontratës – gjatë ekzaminimit fizik, kemi identifikuar se tri pozicione nuk ishin realizuar sipas prodhuesit të kontraktuar9.: (pozicionet të cilat nuk janë realizuar sipas prodhuesit të kontraktuar janë: B1 prej 12,780€, B2 prej 760€ dhe pozicioni C1 prej 25,800euro). Menaxheri i kontratës i kishte aprovuar këto ndryshime për arsye se sipas tij ishin me karakteristika teknike të njëjta”, thotë tutje ZKA.

Lidhur me këtë projekt, Auditori thotë se tejkalimi i vlerës së punëve shtesë dhe mangësitë tjera të evidentuara të prokurimit në këtë projekte e deri te ekzekutimi i punëve rrisin rrezikun që projekti të mos përfundohet me kualitetin e kërkuar dhe të ketë devijime nga projekti fillestar.

Punimet për realizimin e këtij projekti kanë filluar në tetor të vitit 2015. Faza e radhës e kryerjes së punimeve ka filluar në gusht 2016, por kompania “Conex Group” nuk ka arritur t’i kryej punët që duhej të përfundonin deri në dhjetor të vitit 2016. Për këtë arsye i është ndërprerë kontrata. Kompania në fjalë nuk është ndëshkuar fare nga komuna për mosrespektim të kontratës. Për shkak të moskryerjes së punimeve me kohë komuna ka humbur 184 mijë e 545 euro nga granti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kontrata e fundit për kryerjen e punimeve në këtë memorial është nënshkruar në tetor të vitit 2018. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu