Itali, tragjedi në Mesdhe, 270 emigrantë të mbytur

0
346

Një anije që transportonte rreth 700 emigrantë drejtë brigjeve të Italisë është fundosur. Aktualisht mendohet të ketë 270 të vdekur. Emigrantët ishin nga Libia, të cilët po përpiqeshin të hynin në mënyrë të paligjshme në Itali.

Për momentin, në lajmin e publikuar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA nuk sqarohen rrethanat e plota. Personat, të cilët janë konsideruar të mbytur udhëtonin në ishujt Kerkenah, në jugë të Tunizisë.

Rojet bregdetare italiane kanë rrethuar anijen, e cila për disa minuta ka lundruar në ujëra të trazuara, gjë kjo që nuk ju ka dhënë mundësi anijeve ushtarake të ndërhynin.

Më pas anija është arritur nga gomonet e shpëtimit që kanë filluar punën me transportimin e emigrantëve duke ju dhënë përparësi fëmijëve dhe grave. Anijet ushtarake dhe rojet bregdetare të Tunizisë kanë arritur të shpëtojnë rreth 570 emigrantë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu