Italia në kërkim të xhihadistëve kosovarë/ U futën në vend me viza të rregullta falë Ukë Rugovës

0
403

xhihadistet

Media të ndryshme italiane kanë raportuar ditën e shtunë lajmin se në territorin e tyre kanë hyrë me viza të rregullta tre xhihadistë kosovarë.

Kjo gjë është bërë e mundur falë një skeme korruptive që ka përfshirë ambasadën italiane në Prishtinë dhe vetë birin e Ibrahim Rrugovës, Ukë Rrugova.

Sipas A1Report është dhënë me bujë nga mediat e ndryshme italiane pasi njëri nga tre xhihadistët raportohet se kohë më parë ka hedhur veten në erë në një atentat terrorist në Irak, kurse fati i dy të tjerëve ende nuk dihet, nëse ende ndodhen në territorin e vendit.

Ngjarja konsiderohet nga këto media edhe më e rëndë pasi i implikuar është dhe ish- konsulli i ambasadës italiane në Prishtinë, i cili sipas hetimeve të para të EULEX dhe të autoriteteve italiane kishte ngritur nje skemë korruptive që pajiste shtetas të ndryshëm kosovar me viza për 3500 euro.

Hetimet kanë kohë që kanë nisur për këtë ngjarje, por duke u bazuar në ndjeshmërinë e lartë që ka tema në muajt e fundit, autoritetet italiane i kanë mbajtur të fshehta.

Konsulli në fjalë ishte dëbuar nga posti i tij sapo u konstatuan shkeljet, ndërsa ambasadori italian në Kosovë, Louis Michael Giffoni, që për momentin nuk rezulton të jetë nën hetim, muaj më parë u detyrua të kthehej në vendin e tij dhe të linte postin diplomatik në Prishtinë.

Siç theksojnë mediat italiane, vizat ishin në shitje kundrejt pagesës 3500 euro në ambasadën italiane në Prishtinë, dhe sipas hetimeve, me dijeninë dhe të personelit në skandalin “3500 euro një vizë” është përfshirë dhe Ukë Rrugova, parlamentar dhe i biri i Ibrahim Rrugovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu