Ivanov, acaron raportet mes Ahmetit dhe Gruevskit

0
199

Presidenti aktual Gjorgje Ivanov si duket i ka acaruar raportet mes kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Tentativa e BDI-së për ta diskualifikuar tërësisht kandidaturën e dytë të Ivanovit, për një mandate të dytë prej presidenti, në opinion u interpretua si një konflikt i ri, i cili i minon raportet mes BDI-së dhe VMRO –DPMNE-së.

Një përshtypje të tillë e plotëson edhe deklarata e ashpër e VMRO-DPMNE, e cila pasoi menjëherë pas deklaratës së BDI-së se, ” Ivanovi është president në ikje”  dhe se BDI nuk do ta mbështesë , sepse ai nuk e justifikoi besimin e votuesve shqiptarë .

“Fyerja e presidentit aktual demonstron mungesën e kulturës. Duke e pas parasysh se presidenti në detyrë është zgjedhur në zgjedhje legale dhe legjitime, fyerja ndaj tij është fyerje ndaj shumicës së qytetarëve që e kanë  mbështetur në ato zgjedhje. Sa për qëndrimin e BDI-së , ne e respektojmë këtë pikëpamje , por absolutisht nuk do të thotë se është qëndrimi ynë dhe nuk do të thotë se për të gjitha cështjet,  edhe për këtë , duhet të veprojmë së bashku , ”  thuhet në deklaratën e partisë së Nikolla Gruevskit .

Ndërkaq, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski  e ka cilësuar si mos respekt bojkotimin e fjalimit të presidentit nga deputetët e partive shqiptare në Maqedoni.

“Mos pjesëmarrja e atyre që kanë mundur të jenë aty dhe nuk janë të pranishëm, nuk e vlerësojmë si sinjal pozitiv për tregimin e tyre të respektit ndaj funksionit president të RM-së, ndërsa njëkohësisht mendojmë se vetë kryerjen e funksionit të presidentit Ivanov mund të llogaritet si dëshmi për përpjekjet e tij të drejta”, ka thënë Milloshovski.

VMRO-DPMN akoma zyrtarisht nuk ka komentuar raportet në koalicionin qeveritar. Ndërsa BDI-ja e Ali Ahmetit përpos mendimit ndryshe për presidentin,  gjatë vitit 2013 ka zhvilluar një diplomaci intensive paralele për zgjidhjen e kontestit të emrit. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu