Izraeli vret liderin përgjegjës të Hamasit për financa nga Irani

0
136

Ushtria izraelite ka vrarë në një sulm të shënjestruar në Rripin e Gazës të Hamasit, Hamad Ahmed Al-Qudri, i cili ishte përgjegjës për transferimin e parave nga Irani në lëvizjet e armatosura në Gaza.

Sulmi ajror në makinën e tij është vrasja e parë e një komandanti ushtarak në pesë vjetët e fundit, transmeton KosovaPress.

Në sulmet raketore që filluan dje, tre izraelitë dhe tetë palestinezë kanë vdekur deri më tani.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur mbi 210 herë në sulmet ajrore sot Rripin e Gazës dhe se më shumë se 600 raketa u shkrepën nga e shtuna në Izrael, prej të cilave 510 kaluan kufirin me Rripin e Gazës.

Shumë raketa ranë në zona të hapura, tha një zëdhënës i ushtrisë, por më shumë se 35 raketa goditën zonat e populluara.

Një numër shtëpish në Izrael janë shkatërruar dhe shumë banorë kanë ikur në strehimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu