Ja emrat e tre të vrarëve në Prizren

0
786

Vrasja 2

E plotësuar) Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit Hazir Berisha konfirmoi për KALLXO.com emrat e tre të vrarëve në Prizren.

“Viktimat janë Haki Thaçi, Ferdi Shishko dhe Bilgin Ersoi,” tha Berisha.

Ndersa emrat e te dyshuarve zëdhënësi Berisha tha se ende nuk janë bërë publikë.

“Policia sapo ka gjetur veturën e braktisur me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tyre,” tregoi Berisha.

Ai shtoi se ende nuk ka informata të sakta për motivet e vrasjes.


Policia në kërkim të 2 të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Prizren

Policia e Kosovës  është vënë në kërkim të dy personave të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë se janë në kërkim të të dyshuarve, ndërsa ka thënë se nuk dihet ende për motivet e krimit.

Policia dhe hetuesit janë në kërkim të dy të dyshuarve. Po ashtu jemi duke shikuar kamerat e sigurisë të cilat janë vënë në atë zonë për të parë nëse mund të marrim ndonjë informacion të rëndësishëm”, ka pohuar Berisha.

Ai nuk ka dhënë as emrat e të vrarëve e as moshën e tij, ndërsa ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar.

vrasja 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu