Ja personat dhe “zullumet” që e rrëzuan Sali Berishën nga partia dhe qeveria e tij familjare e klanore

0
254

Tashmë Shqipëria nuk e ka më kryeministër Sali Berishën. Shqiptarët nuk e kanë më mbi shpinë, pushtetin e tij me deputetë horra që talleshin me fatet e vendit dhe jetën e popullit. Nuk e kanë më qeverinë e tij, me ministra e zyrtarë hajdutë. Nuk jemi më në dorë të familjes së tij “sulltanat”, që sillej me shtetin, pushtetin, vendin, ekonominë dhe shqiptarët si ta kishin “sarajin” dhe skllevërit e tyre. Tashmë Berisha, që prej 23 qershorit 2013, me një votë masive shqiptare, ra nga pushteti, u përmbys dhe iku përfundimisht nga jeta e shqiptarëve, madje edhe nga partia të cilën e mbajti peng, e shfrytëzoi dhe e shkatërroi për 23 vite me rradhë, qysh kur ia dorëzoi në dorë Ramiz Alia, Sigurimi shtetit dhe UDB. Po përse ra Berisha nga pushteti? Janë shumë “zullume” të bëra ndaj shqiptarëve e Shqipërisë në këto 8 vite, që rrëzuan Sali Berishën nga pushteti i tij despotik e privat. Në fakt, rrëzimi i Sali Berishës ka si motiv edhe veprimtarinë e tij të këtyre 22 viteve pushtet, opozitë e politikë. Berisha ra nga kolltuku 8 vjeçar sepse krijoi një qeverisje familjare e klanore Një nga motivet që shqiptarët, më në fund e rrëzuan dhe e nxorën jashtë loje përfundimisht Sali Berishën pas 8 vitesh pushtet, ishte fakti që ai krijoji një qeverisje dhe pushtet familjar e klanor. Qeverinë dhe pushtetin e shtetin shqiptar e drejtonte zyrtarisht e fiktivisht Sali Berisha, se në fakt e drejtonin gruaja, vajza, djali, dhëndri, mbesa, kunati, shokët e djalit, të vajzës e dhëndrit, miqtë e tij mafiozë brenda e jashtë Shqipërisë madje edhe badigardët e shoferët. Ata, për 8 vite, në mënyrë intensive e të dhunshme, shpërfillës ndaj shqiptarëve, agresivë ndaj opozitës dhe medies, barbar ndaj të drejtës qytetare, të pamëshirshëm edhe ndaj jetës së shqiptarëve, komandonin dhe shfrytëzonin qeverinë, parlamentin, ligjet, pasuritë kombëtare, financat, diplomacinë, monopolet e tregut, emërimet në administratë e në krejt piramidën shtetërore, tenderët, ushtrinë, policinë, doganat, madje edhe fatet e integritetit të vendit. Po kush ishin këta që e rrëzuan Sali Berishën dhe nuk e mbajtën dot në pushtet edhe në 23 qershor?

Liri Berisha

Liri Berisha Bashkëshortja e kryeministrit Sali Berisha, nëna e dy prej oligarkëve dhe latifondistëve më të mëdhenj të financave e pronave të grabitura të shqiptarëve, nëpërmjet pushtetit të babait-kryeministër. Liria, ose siç i thonë “Nënëmadhja e pushtetit”, nuk mund të lejojë që Saliu të largohet nga pushteti, mbasi dy fëmijët e saj, Argita e Shkëlzen Berisha, në mungesë të babait kryeministër, do të përballen me ligjin për pasurim, për pronësime e afera të pista dhe për bashkëpunim në krime me pasojë humbje jetësh njerëzore. Por ndërkohë, ikja e Saliut u rrezikon me sekuestro pasuritë e llogaritë bankare miliardëshe, të siguruara nga pushtet-sundimi familjar, tamam si fëmijët e Ben Ali, Mubarak e Gedaf.

Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha Djali i kryeministrit Sali Berisha, ose më saktë “kryeministri ekonomiko-financiar” i Shqipërisë, themeluesi dhe kapoja i rrjetit të grupeve të bizneseve të pista, që nga Gërdeci e deri tek tokat në bregdet, që nga aferat e tenderave koncensionarë e shërbimeve publike, deri tek skandalet e emërimeve në diplomacinë shqiptare. Djali i zhytur në krime ekonomike, i skeduar nga drejtësia si ortaku, kontrolluesi dhe mbështetësi zyrtar i krimit vrasës të Gërdecit, tashmë që nuk ka babanë kryeministër, por të larguar me votë popullore masive e di mirë, që ky është fillimi i fundit ligjor të tij e të pasurive të tij, të vëna me postin e babait kryeministër..

Argita Berisha

Argita Berisha Vajza e kryeministrit Sali Berisha, ose siç e kanë quajtur për 8 vite, “Zonja e Parë” komanduese e veprimtarisë private të pushtetit. Sipas modelit: “Argita urdhëronte, Saliu dhe ministrat miratonin çdo ligj, çdo tender, çdo emërim. Kjo “pronare” e pushtetit dhe e Shqipërisë, me zbatimet e saj me pushtetin e babait, kontribuoi që babai i saj kryeministër të largohet nga pushteti. Dhe tashmë e di qartë, që nuk ka më përfitime gjigante. dhe ankthi i saj është ky: Nuk ka më asnjë “mburojë” për të pasur të sigurta super pasuritë me vila, troje, toka dhe llogaritë bankare, të siguruara me pushtetin e babait kryeministër.

Damir Fazlliç

Damir Fazlliç Miku i familjes të kryeministrit Sali Berisha, ortak familjar e klanor i bizneseve të trojeve në bregdet, të energjisë, të firmave fantazma të pastrimit të parave, të trafikut të armëve etj. Ky është ‘litari” më i fortë që po e mban lidhur Saliun, për të mos e lejuar të dorëhiqet nga pushteti. Kanë shumë lidhje bashkë, janë organizator, realizues dhe ortak në shumë veprimtari të pista ekonomike-financiare e pronësore në Shqipëri, që kanë vulën “Sali” të pushtetit.

Sokol Olldashi

Sokol Olldashi Edhe ky ministër dha kontribut në rrëzimin Sali Berishës nga pushteti, mbasi ishte sekseri dhe super hajduti i tenderëve të rrugëve, të cilët ia akordonte vetëm familjes kryeministrore dhe miqve e firmave të klaneve dhe familjes kryeministrore.

Ridvan Bode

Ritvan Bode Ky është ministri që e rrëzoi Sali Berishën në vitin 1997 me piramidat. Ky është edhe tani që e rrëzoi me borxhet e mëdha publike dhe me buxhetet shkatërrues e të ekonomisë, me doganat hajdute, me tatimet e akcizat klienteliste zhvatëse.

Lulzim Basha

Lulëzim Basha Tre herë ministër familjar i Sali Berishës është një nga motivet se përse shqiptarët e rrëzuan Sali Berishën në 23 qershor. Ky tashmë, ka pasur pushtet të plotë mbi kryeministrin dordolec Sali Berisha. Ai e “lidhi” dhe përfshiu në krim kreun e kupolës së pushtetit me 242 milionë eurot e vjedhura në aferën e ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash duke akorduar fonde për një rrugë që u ndërtua pa tender e pa projekt dhe me katër të vrarët e 21 janarit 2011, të cilët u pushkatuan me urdhër të tij, por me porosi të Saliut.

Genc Ruli

Genc Ruli Kryeministri Sali Berisha nuk mund të hap fare gojën përballë këtij eksponenti të mirënjohur të korrupsionit e hajdutërisë qeveritare. Në çdo koncension energjie, privatizimi ekonomie, tenderësh import-eksport energjie, monopolesh e import-eksportesh të pista është prezent firma e ministrit Genc Ruli. Ky e ka lidhur kokë e këmbë kryeministrin Sali Berisha, duke e bërë pjesë të barabartë përfitimesh e pasurimesh në aferat që kanë organizuar Ruli i drurit të arrës, fëmijët dhe dhëndri i Sali Berishës.

Agron Kuliçi

Agron Kuliçi Largimin e Berishës e realizoi dhe Agron Kulici, bosi i naftës “virgine”, nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i mirënjohur si “kryedoganieri” i autobotëve të “naftës-krim” dhe mafies policore, madje edhe kundër jetëve të policive që binin në prita kriminelësh e mafiozësh.

Elvana Hana

Elvana Hana Mbesa e Liri Berishës, me detyrë Drejtore e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve e Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), me pasuri financiare, si të kishte uzinë prodhimi makinash e skafesh. Në qershor të vitit 2005, familja e saj jetonte në varfëri të plotë. Në vitin 2005, u kthye nga emigracioni me 300 mijë lekë kursime. Deri në janar të vitit 2006, pra afro 5 muaj pas marrjes së detyrës, ajo figuronte të jetonte në një shtëpi “sociale” të babait të saj dhe vetëm me pagën mujore, me një depozitë-kursim 130 mijë lekë nga të ardhurat e pagës dhe 1.2 milion lekë nga emigracioni. Në vitin 2008, saktësisht 2 vjet më pas, po me atë pagë mujore, pasuria e mbesës së familjes “Sali”, rezultonte me blerjen e një shtëpie prej 947 mijë euro, me makina, troje, pronësi në bankën “Credins”, aksione në kompaninë “Sicred” dhe llogari të shumta.

PAPUNËSIA: Sali Berishën e rrëzuan nga pushteti papunësia, varfëria, fermerët dhe pronarët PAPUNËSIA: Sali Berishën e rrëzoi papunësia masive që kap shifrën 1 milion shqiptarë. Mbi 30% janë të rinj të moshës 18-30 vjeç, 35% janë të moshës 31-45 vjeç, 20% janë të moshës 46-55 vjeç, ndërsa 15% janë të moshës 56-65 vjeç.

VARFËRIA: Sali Berishën e rroi varfëria e popullit. Jemi vendi simbol i varfërisë ekstreme në Evropë, me 55% varfëri masive reale, me 33% varfëri ekstreme. Afro 60% e popullsisë nuk përballon dot shërbimet shëndetësore, 30% e popullsisë nuk përballon dot arsimimin e fëmijëve, afro 48% e popullsisë ushqehet minimalisht, 25% e popullsisë ushqehet vetëm me 30% të ushqimit ditor, 48% e popullsisë nuk paguan dot energjinë elektrike, 32% e familjeve marrin ushqime me listë, afro 65% e pensionistëve, 70% e invalidëve dhe 23% e të miturve detyrohen të punojnë nga varfëria.

ÇMIMET: Sali Berishën e rrëzuan çmimet e larta në tregun masiv, ku shqiptarët në 8 vite u përrallën inkuizicionin e çmimeve për produktet dhe shërbimet jetike. Një litër naftë kushton sa 3 bukë. Me pagat e pensionet, mund të blihen vetëm ushqimet për 8-10 ditë nga buka e deri tek kripa. Energjia elektrike dhe uji janë rritur me 4 herë, po tentohet të rriten përsëri me 30-50%. Transporti brenda vendit rritur me 45%. Ilaçet janë rritur me 38%, ndërkohë që kanë edhe 10% rritje TVSH.

BUJQËSIA: Sali Berishën e rrëzuan fermerët, me të cilët qeveria e tij prej 8 vitesh ka shkëputur lidhjet, duke ofruar politika shkatërruese, me çmime të 5-7 herë më të larta në fara, pesticide, karburante, energji, mekanizime, vaditje, transport, por dhe me lejimin e importeve të prodhimeve bujqësore-blegtorale.

MBYLLJA E BIZNESEVE: Berishën e rrëzoi biznesi, i cili u shkatërrua e u dhuna prej mafies dhe familjes në pushtetin e tij. Sipas institucioneve të regjistrim-kontrollit të bizneseve, rezulton se në vitet 2005-2013, në Shqipëri janë mbyllur 4250 biznese të vogla, 1930 biznese të mesme, 623 biznese të mëdha dhe 89 biznese “VIP”, si kompani prodhuese, shërbimi e tregtimi, 38% e të cilave janë biznese të huaja.

BORXHET: Qeveria shqiptare i ka zhytur shqiptarët dhe vendin aq shumë në borxhe, sa nuk mbanë mend as shumën dhe as shtetet se ku i ka marrë. Plot 7.2 miliardë euro borxh publik e ka zhytur qeveria Shqipërinë Plot 200 milion euro borxh taks TVSH, i ka qeveria biznesit shqiptar.

LEGALIZIMET: Mashtroi me legalizimin e ndërtimeve informale. Prej 8 vitesh nuk ka legalizuar asnjë objekt. Për të vazhduar mashtrimin në këtë fushatë elektorale, Sali Berisha publikonte nga 10 herë të njëjtat lista emrash të qytetarëve, por dha asnjë certifikatë pronësie.

KTHIMI I PRONAVE: Nuk i ka kthyer pronat tek pronarët legjitimë, por ka ndërtuar një skemë mashtruese e plaçkitëse në këto 22 vjet, duke e tjetërsuar pronën me ligjin komunist 7501. Pronarët janë në konflikt me zaptuesit, kërkojnë kompensim dhe kjo i mbetet si peng pushtetit “Rama” për ta zgjidhur.

DËNSHPËRBLIMI I TË PËRNDJEKURVE: Pushteti “Berisha” jo vetëm që i detyroi të përndjekurit politikë të vetëdigjen, por edhe nuk u shleu detyrimet financiare të dëmshpërblimit sipas ligjit, duke i zvarritur e duke u marro votat. PS ka premtuar se do ta zgjidh këtë plagë sociale, të trashëguar nga Sali Berisha.

ISH-USHTARAKËT: Janë 40 mijë ish-ushtarakë të cilët prej 8 vitesh janë tallur e mashtruar prej qeverisë në lidhje me pensionet e tyre dhe tashmë kjo zgjidhje i mbetet në “derë” qeverisë së ardhshme që do ulet në “kolltukun” e Berishës. Ka një kosto tepër të lartë kjo plagë sociale e cila është premtuar edhe prej PS se do të zgjidhet, por që është lënë peng me mashtrime prej qeverisë “Berisha”.

 

Nga: Përparim Halili

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu