Ja pse dështoi votimi i Hashim Thaçit para 17 shkurtit!

0
66

Hasha dhe mustafa

Edhe pse koalicioni PDK- LDK kishte bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjen e Hashim Thaçit si president të vendit para datës 17 shkurt, gjegjësisht ditën e premte ose të shtunë të javës që lamë pas, ishin ndërkombëtarët ata që nuk e lejuan një gjë të tillë.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë Gazetës Blic, se kjo ndërhyrje e ndërkombëtarëve erdhi për shkak se zgjedhja e Hashim Thaçit mund ta tensiononte edhe më shumë situatën politike në vend.

“Duke pasur parasysh protestën e paralajmëruar nga ana e opozitës për datën 17 shkurt, zgjedhja e Thaçit president do të mund ta tensiononte edhe më shumë situatën politikë në vend”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, koalicioni PDK- LDK i kishte bërë të gjitha përgatitjet që Hashim Thaçi të zgjedhej president para datës 17 shkurt.

Gazeta Blic kishte raportuar ditën e enjte, se ishte përgatitur edhe salla e bufesë, në rast se deputetët opozitarë do ta pengonin zgjedhjen e presidentit, në sallën ku zakonisht mbahen seancat e Kuvendit.

Në anën tjetër, është kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, ai i cili në një intervistë të dhënë për RTK-në e ka konfirmuar se zgjedhja e tij për president do të bëhet pas datës 17 shkurt, ndonëse ka dhënë një arsyetim tjetër.

Sipas tij, më e rëndësishme është Festa e Pavarësisë, sesa nëse ai do të zgjedhet apo jo president.

I pari i PDK-së është shprehur i bindur se do të vijë në krye të shtetit, pavarësisht pse opozita dhe një pjesë e deputetëve të LDK-së kanë paralajmëruar se do ta pengojnë.

Thaçi ndër të tjera, ka thënë se gjatë muajit shkurt, ai do ta marrë nën drejtim Presidencën e vendit.

Partitë opozitare kanë paralajmëruar protestë më datë 17 shkurt, ku kanë paralajmëruar edhe rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, për faktin se sipas tyre, marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë dhe me Malin e Zi, ajo për Asociacionin e Komunave Serbe dhe ajo për Demarakacionin janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe si e tillë, sipas tyre kjo qeveri më s’ka kredibilitet për të udhëhequr me vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu