Ja pse u shkarkuan Bordet: Shkelnin Ligjet dhe përfitonin Para

0
101
Ilir Rexhepi MISMA, Bordi “Ujsjellsi”

Drejtori tashmë i shkarkuar i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Rexhepi nga kryeministri në largim, Albin Kurti, gjatë natës së mbrëmshme deklaroi se nuk e mban mend të jetë vepruar një formë e tillë e pabazuar në ligje, kur u pyet për shkarkimin e tij.

Por, Rexhepit, nuk i është kujtuar që për një periudhë prej pesëmbëdhjetë muajsh kishte shkel ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, shkruan Gazeta Insajderi.

Para tre vjetësh, Insajderi kishte publikuar hulumtimin “Ujësjellësi Prishtina – Përfitimet biznesore dhe shkeljet e ligjit nga anëtari i bordit”. Në këtë hulumtim Insajderi kishte shkruar se Ilir Rexhepi gjatë kohës kur ishte anëtar i bordit në Ujësjellësin Prishtina, kishte mbajtur post edhe drejtues edhe në biznesin privat.

Gjatë kohës sa vepronte në kundërshtim me ligjin, Rexhepi kishte përfituar edhe një tender për të realizuar një sondazh për kënaqshmërinë e konsumatorëve me ujësjellësit publik, ku përfshihet edhe ndërmarrja  “Ujësjellësi Prishtina”.

Kompania private “Instituti Kosovar për Menaxhim”, e themeluar dhe e drejtuar atëkohë nga Rexhepi kishte fituar tenderin (i kishte dhen vetes) në vlerë prej afro 4 mijë eurosh, për kryerjen e këtij sondazhi, shkruan Insajderi.

Përvec, shkeljeve ligjore, që kishte bërë tashmë i shkarkuari, deklaroi se nuk është pjesë e asnjë partie politike. Por si duket Rexhepit nuk i është kujtuar sërish se ai mbante një post politikë brenda një partie politike.

“Nuk kam qenë pjesë e asnjë subjekti politik. Bindjet individuale nuk mund t’i ndryshojë askush, por unë s’kam qenë kandidat për deputet. Unë kam miq nga të gjitha partitë – edhe në Vetëvendosje”, kishte thënë mbrëmë Rexhepi.

Por para dy vjetësh, Rexhepi ishte bërë anëtar i kryesisë së subjektit politik, Nisma Socialdemokrate, e udhëhequr nga Fatmir Limaj.

Në një postim të tijin në Facebook, ai shihet të jetë pjesë e mbledhjeve të kryesisë.

Derisa në një postim tjetër shihet përkrah, Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Elmi Reçica teksa shpërndan kartelat për të anëtarësuarit e rinj. Me këtë veprim Rexhepi e kishte shkelur Ligjin për Ndërmarrje Publike.

Derisa mbrëmë, ish drejtori i ndërmarrjes Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, Ilir Rexhepi, shkarkimin e tij nga kryeministri Kurti e krahasoi me atë të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

“Në rastin konkret është përsëritur një masë që është përdorur vetëm në periudhat e dhunshme të Sllobodan Millosheviqit – krahasim i rëndë, por real sepse emërimet që janë bërë nuk janë bazuar askund. Askujt nuk i jepet e drejta të marrë militantë nga rruga dhe t’i sjellë në institucione pa e zbatuar një procedurë të thjeshtë”, kishte thënë mbrëmë Rexhepi.

Kryeministri në largim, Albin Kurti para dy ditësh shkarkoi bordet e të gjitha Ndërmarrjeve Publike.

Si kryesues të Bordit të Ujësjellësit, Kurti emëroi, Mentor Hysenin. /Insajderi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu