Ja si festohet 70-vjetori i çlirimit të Gjirokastrës

2
400

Enveriportret

Gjirokastra e ka festuar 70-vjetorin e çlirimit me portretin e Enver Hoxhës, flamurin shqiptar por dhe flamurin e NATO-s. Veteranët kanë parakaluar duke mbajtur në dorë portretin e Enverit por dhe tabela ku shkruhej “Lavdi veprës së Enver Hoxhës”.

Përfaqësuesit e të gjitha institucioneve shtetërore, nxënësit e shkollave, policia, ushtria dhe veteranët kanë parakaluar në Sheshin e “Çerçizit” me flamuj në duar dhe me shamitë e kuqe si simbol i luftës antifashiste.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të qeverisë, si ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj, ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi, dhe ministri Arben Ahmetaj.

Në paradë kaloi edhe ushtria me flamurin e NATO-s, policia, një grup invalidësh por edhe valltarë të vegjël. Parada e flamujve u ndoq me interes jo vetëm nga qytetarët gjirokastritë, por edhe nga turistët e huaj të cilët nuk kanë nguruar ta fotografojnë këtë moment.

Veliu

2 KOMENTET

  1. Vetëm KËSHTU DHE NË KËTË MËNYRË shqiptarët dhe Shqipëria vërtetojnë se janë njerëz NË MEND; janë njerëz normalë dhe janë TAMAM SHQIPTARË/SHQIPTARE!!!

    • Vetëm KËSHTU DHE NË KËTË MËNYRË shqiptarët dhe Shqipëria vërtetojnë se janë njerëz NË MEND; janë njerëz normalë dhe janë TAMAM SHQIPTARË/SHQIPTARE!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu