Janullatos: Berisha më pranoi krypeshkop

0
5

Kreu i kishës ortodokse rrëfen për gazetën qipriote ardhjen në Shqipëri në 1991 dhe bisedimet që u bënë mes Patriarkanës dhe qeverisë shqiptare në 1992.

“Unë isha si (Eksark) këshilltar në fillim në Shqipëri, por më pas Patriarkana Ekumenike i kërkoi qeverisë shqiptare në 1992 që unë të isha kryepeshkopi dhe presidenti Sali Berisha më pranoi, por jo tre peshkopët e tjerë, që ishin grekë”.

Kështu e përshkuan 18 vite më vonë, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos nisjen e misionit të tij, gjatë një interviste për gazetën qipriote “Phileleftheros”, më të madhen që botohet në ishull.

 

“Vitet e para ishin të vështira, e dominuar nga një dyshim i pazakontë. Unë shkova fillimisht si eksark patriarkal (këshilltar-shën. i red.) të parë se çfarë i kishte mbetur Kishës së shpërbërë për 23 vjet. Shumë njerëz nuk besonin se ky ishte misioni im dhe kishte disa dyshime, sepse vija nga Greqia”-kujton Janullatos ardhjen për herë të parë në Shqipëri në vitin 1991.

Sipas biografisë së jetës së kryepeshkopit, në janar të vitit 1991, Patriku i Kostandinopojës e zgjodhi Anastasin të shkonte në Shqipëri si “Eksark Patriarkal”, me mandatin që të takohej me ortodoksët, pavarësisht nga origjina e tyre etnike dhe të ringjallte Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sepse ajo ishte shkatërruar pothuajse prej dyzetë vjetësh persekutimi të ashpër dhe numri I klerikëve ishte zvogëluar nga 440 në vitin 1940, në 22 në vitin 1991.

Sipas asaj çfarë besojnë dhe mbarojnë përfaqësuesit dhe mbarojtësit e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, pas misionit të parë si këshilltar dhe riorganizimit të saj, Janullatos duhej të ishte larguar për t’ua lënë vendin klerikëve shqiptarë, çka nuk ka ndodhur edhe pas 18 viteve.

I pyetur nga gazeta qipriote pse kishte qëndruar në Shqipëri, Janullatos përgjigjet: “Sepse e dija që njerëzit e kishës ortodokse kishin nevojë për një njeri me përvojë që do ta dojë atë dhe do të qëndronte në kohë të vështira. Unë shkova fillimisht si eksark patriarkal për studimin e kushteve për të raportuar dhe pastaj u ktheva në zyrë. Unë kam qenë një profesor në Universitet dhe e kisha vendin tim si drejtor i Përgjithshëm aty.

Kur isha i gatshëm për t’u larguar, shumë besimtarë ortodoksë më bindën mua për të qëndruar në Shqipëri. U thashë se nëse ata dëshirojnë të bëjnë këtë, duhet të kërkojnë nga Patriarkana Ekumenike dhe emërimi im të pranohej nga ana e qeverisë shqiptare. Një delegacion i Patriarkanës erdhi në Tiranë dhe kërkuan që sa më shpejt të rithemelohej Kisha Autoqefale e Shqipërisë.

Më 24 qershor 1992 Patriarkana më njoftoi për mua se u zgjodha Kryepeshkop dhe bashkë mua edhe tre peshkopë. Presidenti, profesor Berisha, me të cilin kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera ra dakord me emrin tim, por unë prita deri në 30 qershor. Pastaj ai pranoi me gjithë vështirësitë që kishte, për të pranuar tre eksrkë të tjerë partiarkalë, të gjithashtu me origjinë greke”.

Duke folur për misionin e tij në Shqipëri, Janullatos shprehet se e dinte se kishte pranuar një detyrë të rëndësishme që kërkonte sakrifica. “Nuk mund të mohoj se herë të parë njerëzit shumë të afërt me mua, më këshilluan që të mos bëja gabimin për të qëndruar në Shqipëri, sepse nuk do të kisha asgjë. Shqipëria është një vend i vështirë, plot të papritura, unë nuk isha vetëm një i huaj, por nga Greqia”.

Qenia e Anastas janullatos, 81 vjeç, në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, prej vitesh është kundërshtuar nga ortodoksët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Njëri prej tyre, At Nikolla Marku, prift i kishës ortodokse “Shën Maria”, në Elbasan, njëkohësisht perfaqesues i kishes ortodokse autoqefale kombëtare shqiptare thotë duke cituar nenin 34 të Patriakanës, se “çdo komb ka të drejtë të ketë kishën e tij të pavarur dhe Kryepeshkopin e racës së vet”.

Letra e Janullatos drejtuar ish-presidentit Alia në qershor 1991

“Unë në krye të kishës deri sa ajo të riorganizohet”

Drejtuesi aktual i kishës ortodokse, Anastas Janullatos erdhi në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas hapjes së Shqipërisë, në korrik 1991 dhe u lejua të drejtojë përkohësisht me cilësinë e eksarkut (këshilltarit-shën red.) këtë kishë. Vetë Anastasios Janullatos pak ditë para ardhjes në Shqipëri, i dërgoi më 3 qershor 1991 Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia këtë letër:

“Shkëlqesia juaj!

Do të doja t`ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale.
…Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik.

Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë (ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare), mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark (patriark i perkohshem).

1-Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyj në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.

2-Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë.

3-Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar. Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev.

Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakord plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura, për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Si një peshkop ortodoks, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu