Jashari: Nuk pranojmë komision të ri, kërkojmë largimin e rektorit

0
91

jepe dorheqje

 

Përfundon protesta, një javë kohë për rektorin!

E plotësuar: Organizatat e dala nga lufta, para disa minutave kanë arritur që të bëjnë një marrëveshje me ministrinë në detyrë të Arsimit, Ramë Buja, të cilët i ka shtyrë ata që të përfundojnë protestën e sotme.

Buja, dhe përfaqësuesi i veteranëve Xhavit Jashari, kanë treguar se i kanë dhënë një javë kohë rektorit Ramadan Zejnullahu, që kërkesat dhe propozimet e dala nga OVL UÇK për regjistrimin e studentëve të dëshmorëve, të plotësohen ashtu siç janë kërkuar edhe sot.

Buja u ka thënë protestuesve pas takimit se çështja do të zgjidhet brenda një jave, ndërsa i njëzërit ka qenë edhe Xhavit Jashari.

Këto institucione janë marrë vesh që të krijojnë një Komision i cili do ta verifikojë listën e paraqitur nga OVL UÇK. Në të kundërtën, Jashari ka paralajmëruar masa të tjera, nëse brenda një jave nuk do të kryhet regjistrimi i gjithë studentëve të propozuara nga OVL UÇK.

“Ne e kemi realizuar takimin në mëngjes me rektorin dhe deri sa të realizohen kërkesat tona nuk takohem me të. Unë po e them që ne u dakorduam që të realizohen të gjitha kërkesat”, ka thënë Jashari.

Ai pas kësaj i ka lutur të gjithë protestuesit që të shpërndahen të qetë, duke u bërë thirrje në anën tjetër që të grumbullohen sërish nëse kërkesat e tyre nuk realizohen brenda një jave.

 

 

(I plotësuar) – Ministri i Arsimit, Ramë Buja ka dalë nga takimi në Rektorat. Ai ka thënë se janë pajtuar me rektorin që të formojnë një komision për verifikim dhe beson se kjo çështje do të zgjidhet brenda një jave.

Sipas tij Këshilli për verifikim do të përbëhet nga rektorati, këshilli drejtues, senati, ministria e Arsimit, kryeministria dhe shoqatat e luftës.

Mirëpo, kjo nuk i ka kënaqur protestuesit, të cilët e kanë kundërshtuar ministrin.

Jashari: Nuk pranojmë komision të ri, kërkojmë largimin e rektorit

(I plotësuar) – Xhavit Jashari ka folur para pak minutash para protestuesve për atë se çka është biseduar në takim. Ai ka thënë se në takim është kërkuar që të bëhet një komision i ri për verifikimin e listave të kandidatëve për studime nga Shoqatat e Luftës, mirëpo një gjë e tillë është hedhur poshtë.

“Ne nuk e pranojmë këtë komision dhe kërkesa jonë e vetme mbetet dorëheqje e rektorit Ramadan Zejnullahut”, ka thënë Jashari.

Po vazhdojnë negociatat në Rekotrat, hyn edhe Jashari

(I plotësuar) – Në Rektorat ende po vazhdon takimi ndërmjet rektorit Ramandan Zejnullahu, ministrit Ramë Buja dhe përfaqësuesve të veteranëve. Në takim para pak çastesh është futur edhe Xhavit Jashari, organizatori kryesor i protestës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu