Jemen, presidenti në gjendje të rëndë, 40% e trupit është djegur

0
383

Presideti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, pësoi një djegie të rëndë fizike, 40% të trupit. Aktualisht ka një mushkëri të dëmtuar rëndë. Kështu deklaruan burime për CNN. Mbetet shumë i pasigurt rikthimi i Presidentit në vendin e tij.

Saleh është plagosur të premten që shkoi nga një sulm që protestuesit bënë ndaj pallatit presidencial. Plagë më të lehta janë marrë nga zyrtarët e tjerë të lartë të qeverisë së Jemenit, të cilët po rikuperohen në spitalet e Arabisë Saudite.

Lufta mes qeverisë dhe protestuesve ka filluar para disa javëve në Jemen. Mijëra protestues i kanë kërkuar para disa muajsh presidentit të Jemenit të hiqte dorë nga pushteti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu