Jemen, presidenti vendos kushte për largimin nga pushteti

0
229

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka pranuar të japë dorëheqjen pas 32 vitesh pushtet. Largimin nga pushteti ai e kushtëzon me disa kërkesa që opozita duhet të plotësojë, kushte të cilat përfshijnë që ai dhe familja e tij të kenë imunitet të garantuar.

Liderët e opozitës janë shprehur të gatshëm të plotësojnë shumicën e kushteve të përcaktuara, gjë e cila do të çojë më pas në formimin e një koalicioni të gjerë qeverisës. Presidenti do t’ia kaloi autoritetin zv.presidentit aktual.

Por nga ana tjetër forcat e opozitës nuk garantojnë ndërprerjen e protestave. Pavarësisht se qeveria dhe opozita mund të arrijnë marrëveshjen nuk është ende e qartë nesh protestuesit do të vazhdojnë të tregojnë zemërimin ndaj qeverisë, sidomos pas vrasjeve të 52 personave në protestën e 18 marsit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu