Jeta dhe veprimtaria e “Zonjës së Hekurt”

0
309

Margaret Theçer ishte gruaja e parë që ka qenë në krye të qeverisë britanike. Lidere e Partisë Konservatore, ajo fitoi tre mandate të njëpasnjëshme (i vetmi person që e arriti këtë në shekullin XX), ndryshoi vendin dhe në atë qeverisi vendin nga viti 1979 deri në vitin 1990. Ajo ishte gjithashtu politikania që shkaktoi më shumë polemikë , duke fituar nderim të madh, por edhe urrejtje të thellë nga publiku i ndarë, veçanërisht në lidhjen me mënyrën sesi i trajtoi sindikatat.

Jeta e hershme e Margaret Theçer:

Margaret Theçer (Roberts) u lind më 13 tetor 1925 në Grantham. I ati i saj, Alfred Roberts, ishte shitës zarzavatesh, predikues dhe kryetar i bashkisë. Margaretës i lindi herët interesi për politikën. Si rrjedhojë gjatë studimeve të saj për kimi në Oksford, u bë presidente e Shoqatës Konservatore të Oksfordit. Ajo u diplomua në vitin 1946 dhe punoi për 4 vjet si kërkuese në fushën e kimisë. Ndërkaq kur nuk ishte në punë, ajo studionte për drejtësi. Në vitin 1954 ajo u bë juriste. Margareta u martua me Denis Theçer në vitin 195i, me të cilin lindi ka dy fëmijë binjakë.

Fillesat në politikë:

Theçeri kandidoi për herë të parë si deputete në vitin 1950, por u zgjodh për herë të parë në vitin 1959, duke fituar në Finchley, Londër. Theçeri ishte deputete e kësaj zone deri në vitin 1992. Ajo u ngjit në radhët hierarkinë e Partisë Konservatore, duke mbajtur një shumëllojshmëri të pozicioneve. Në vitin 1967, politikania u bë pjesë e qeverisëë në hije. Në vitin 1970 u emërua Ministre e Arsimit. Theçeri ndërmerr nisma për rritjen e buxhetit në arsimin dhe për krijimin e shkollave më cilësore.

Margaret Theçer bëhet Kryeministre:

Kur lideri i Partisë Konservatore Edward Heath humbi zgjedhjet e përgjithshme për herë të dytë në vitin 1974, Margaret Theçer ishte e  vetmja që ishte përgatitur sa duhet ta sfiduar atë për të marrë kryesinë e partisë. Me pak fjalë ajo ishte kandidatja e deputetëve të pakënaqur të krahut të djathtë. Theçeri fitoi me 130 vota kundër 119, duke u bërë kështu kryetarja e Partisë Konservative. Ajo kryesoi Partinë Konservatore në opozitë, e cila më pas fitoi zgjedhjet në vitin 1979.

Mandati i pari i Margaret Theçerit:

Ekonomia e Britanisë në vitin 1979 ishte në një gjendje të dobët. Si rrjedhojë gjatë mandatit të saj parë Theçeri adoptojë një teori ekonomike të njohur si “monetarizmi”.  Si pasojë, shumë biznese joefikase dështuan, duke çuar në një rritje të papunësisë dhe duke dyfishuar inflacionin. Kësaj Theçeri iu kundërpërgjigj  me një rritje taksash dhe një ndryshim në furnizimin e parasë, duke ulur ndjeshëm inflacionin por edhe duke hasur kundërshtime nga publiku dhe ekonomistët.

Lufta e ishujve Falklands dhe një fitore e dytë:

Gjatë  kësaj periudhe qeveria Theçer nuk ishte shumë mbështetje nga qytetarët. Ndërkaq, Argjentina pushtoi ishujt Falklands, të cilat ishin dhe janë në administrimin britanik. Lufta e Falklands e fitoi Britani. Theçeri e zhvilloi këtë luftë me entuziazëm të madh patriotik, duke e rritur së tepërmi popullaritetin e qeverisë së saj. Kjo dhe ndarja e thellë në Partisë Laburiste (opozita kryesore politike), bëri që konservatorët të fitonin me një shumicë të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1983.

Theçerizmi: Politikat dhe stili i Margaret Theçerit:

Kritikët e kanë akuzuar Margaret Theçerin se i ka munguar një grup i unifikuar politikash për pjesën më të madhe të qeverisjes së saj. Ndërkaq  një sërë praktikash dhe idealet janë identifikuar me të dhe qeverinë e saj. Këto njohen si theçerizëm. Qeveria Theçer ndërmori nisma për sa i përket privatizimit të shumicës së industrive shtetërore, duke përfshirë sektorët e ujësjellësit, energjisë elektrike dhe trenat.  Ndërmarrjet e këtyre sektorëve iu shitën me çmim të ulët kompanive të re private. Ndër të tjera Theçeri miratoi edhe shumë  ligje për të frenuar pushtetin e sidikatave.

Greva e minatorëve

Një nga ngjarjet kyçe të qeverisë së saj ndodhi në vitin 1984: greva e minatorëve. Minatorët britanikë protestuan mbylljen e qeverisë të minierave “joekonomike”. Theçeri i detyroi minatorët grevistë të kthehen në punë pa u bërë lëshime. Aspekte të tjera të theçerizmit përfshijnë  uljen e shpenzimeve të shërbimeve sociale, kufizimet mbi paratë shtypura dhe një antipati në rritje të federalizmit europian. Gjithashtu Margaret Theçer  uli edhe taksat. Qerndrimi i ashpër e luftarak, një individualizmi i fortë dhe aspekte të tjera të stilit të saj personal u bë identifikuar ngushtë me politikën e saj

“Zonja e Hekurt”: Margaret Theçer dhe Lufta e Ftohtë:

Theçeri forcoi një marrëdhënie të ngushtë me Presidentin e SHBA-ve, Ronald Regan, duke mbajtur një qëndrim të theksuar  antikomuninst dhe duke e paraqitur Bashkimin Sovjetik si një të keqe, e cila duhet luftuar. Për sa i përket kësaj ajo është kritikuar se ka nxitur e Luftën e Ftohtë. Në vitin 1976, gjatë fjalit të saj si Kryeministre e Britanisë, ajo dënoi haptazi komunizmin, duke fituar pseudonimin “Zonja e Hekurt” nga mediet sovjetike.

/Shekulli Online/ About.com, Robert Wilde/Përshtati: I.S./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu