Jill Dando u vra nga sigurimi serb

0
47

Një skuadër e agjentëve të sigurimit serb janë marrë në pyetje për faktet e reja të vrasjeve politike gjatë kohës sç Milosevicit, e që ndërlidhen edhe me vrasjen e gazetares Jill Dando.

Vrasja e gazetares Jill Dando, e cila u vra pas shpine me një plumb në kokë, besohet se është kryer nga një burrë serb që punonte për diktatorin Slobodan Milosevic, ka aluduar e veja e gazetarit serb Slvko e Curivija, e cila e ka aktualizuar vrasjen gjatë ditës së sotme. Përderisa katër janë të njohur më emër e mbiemër, Branka Prpa ka thënë: Besoj që ata e kanë vrarë edhe Jillin.

Agjentët sekret janë lidhur me vrasjen e Jill Dando, dhe të gjithë kishin pozita të larta gjatë regjimit brutal serb të Milosevicit.

Lideri i dhunshëm thuhet se ka qenë në armiqësi kundër prezantueses së BBC-së pasi që ajo kishte paraqitur suksesshëm të zhvendosur kosovarë dhe pastrimin brutal etnik në programin e saj që e ka bërë gjatë viteve ’90.

Përderisa tre burra ishin në atë mbrëmje në pyetje ata janë marrë për lidhjet e tyre me vrasjet politike në Serbi dhe mandat ndërkombëtarë për arrest që është lëshuar për katër persona, e veja e njërit prej të cilëve pretendon që viktima e tyre mund të jetë prapa vrasjes së Jill në prill ët vitit 1999.

Branka Prpa ka thënë se burri i saj, gazetari Slavko Curuvija, ishte goditur për vdekje 15 ditë para ylli i Crimewatch të vritet para shtëpisë së saj në moshën 37 vjeçare.

Gazetari Slavko Curuvija, i vrarë në atë kohë pasi ishte kundër Sllobodan Miloshevicit

Ajo thotë se vrasja e Jill tregon se ajo ishte një vepër e bërë nga një mafia e policisë sekrete serbe.

Katër burra të pamaskuar për herë të parë janë paraqitur nga gazeta Mirror e Anglisë – një ndërlidhet edhe me vrasjen e Slavkos. Njëri quhet Radomir Markovic dhe momentalisht është në burg ku akuzohet për vrasjen e ish presidentit serb Ivan Stambolic. Tjerët janë Milan Radonjic, Ratko Romic dhe Miroslav Kurak.

Slavko ishte qëlluar për vdekje prapa kokës përderisa ishte duke shkuar në shtëpi – ashtu sikurse Jill e cila u qëllua në shtëpinë e saj në Fulham, Londrën jugperëndimore.

“Duke marrë në konsideratë faktin që është absolutisht e qartë që vrasjen e burrit tim e kanë kryer komiteti i sigurisë së lartë, besoj që këta janë njerëzit që janë të involvuar edhe në vrasjen e Jill Dando. Është detyrë e autoriteteve që të hulumtojnë këtë rast vazhdimisht dhe në fund të dihet kush e ka kryer këtë krim të tmerrshëm. Shkrimi më dorë është i njëjta, metodologjia e ekzekutimit më armë është ë njëjtë. Është shumë e mundshëm dhe është jo realiste të themi se kjo nuk është vepër e të njëjtëve njerëzve”, ka thënë Branka.

Një historian i respektuar ka thënë se ajo beson që arrestimi i ish agjentëve të sigurisë do të rezultoi në marrjen në pyetje për vrasjen e Jillit. E pyetur nëse ajo beson që skuadra serbe qëndron prapa vrasjes ajo përgjigjet: Natyrisht, shërbimet e sigurisë kanë bërë edhe operacione jashtë shtetit, pse mos ta bënin këtë?

“Nëse do të ishte vrasje e natyrës politike, përgjegjës për të janë ata të cilët janë burim për politikën po ashtu”.

“Kush tjetër do ta vriste një gazetare të BBC-së nëse nuk do të kishte një arsye personale? Arsyet janë politike. Kush mund të ishte burim i një dëshire politik? Regjimi i Milosevicit, natyrisht. Kush tjetër mund të merrej me aktivitete të këtilla në Serbi në atë kohë, veç Serbisë”, ka thënë vëllai i Jill Nigel Dando mbrëmë. “Ne po përcjellim zhvillimet me interes”.

I dyshuari kryesor është Markovic, ish shef i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare Serbe, i njohur si DB. Ai është dënuar më 2005 për vrasjen e Stambolisht, i cili u zhduk në gusht të vitit 2000 gjatë regjimit të MIlosevicit. Ai ka qenë president nga viti 1982 – 1983.

Radonjic dhe Romic, të dy ish shefa të DB, janë arrestuar muajin e kaluar në lidhje me vrasjen e Slavkos. Kurak po ashtu është agjent i DB-së. Ai është larguar nga Serbia para një dekade dhe besohet se udhëheq një firmë gjuetie në Tanzani, Afrikën Lindore. Zyrtarët janë në proces të lëshimit të urdhërarrestit për të me anë të Interpolit.

Burimet thonë se vrasësit e mundshëm tashmë janë intervistuar për Slavkon dhe në të janë edhe një “numër i vrasjeve të pazgjidhura”.

Slavko, ashtu si JIll duket se e ka mërzitur Milosevicin. Prokurori special për krimin e organizuar, Miljko Radisavljevic tha se dëshmitarë kyç janë duke u marr në pyetje për vrasjen e gazetarit e që është ish shefi i njësisë për operacione speciale Milorad Ulemek. Ai ëshët i dënuar me 40 vjet burg për vrasjen e kryeministrit Zoran Dindic më 2003.

Ai po ashtu është në burg për dy vrasje të tjera politike. Ulemek ka deklaruar që katër të dyshuar qëndrojnë “prapa operacioneve të shumta sekrete” në tri dekadat e fundit. “Për momentin, motivet janë politike. Ne nuk përjashtojmë mundësinë që gjatë hulumtimeve të zbulojmë edhe motive të tjera, ndoshta personale”, ka thënë prokurori Radisavljevic.

Barry George është dënuar më 2001 për vrasjen e Jill. Por ai është liruar pas një rigjykimi më 2008 pasi ka kaluar shtatë vjet në burg. Avokati i Geroge, Michael Mansfield QC e ka mbështetur idenë që prezantuesja ishte cak i agjentëve serb pasi që paraqitjet e saj dhe ekranizimi i gjenocidit në BBC sigurisht i ka bërë nervoz ata.

Vrasja e saj erdhi tri ditë pasi që NATO bombardoi stacionin televiziv në Beograd, duke vrarë njërin prej shokëve të ngushtë të Milosevic. Në mëngjes pas vrasjes së Jill një burrë ka telefonuar BBC-në me një aksent evropian lindor se e ka vrarë atë për shkak të sulmeve vdekjeprurëse të NATO-s në serbët. Ai ka thënë dhe ka folur për rolin e kryeministrit Tony Blair në konflikt: “Ai po bën kasaphane, ne po ua kthejmë me kasaphane”.

Ai po ashtu i ka thënë kryeredaktorit ekzekutiv të BBC, Tony Hall se është në rënd për vrasje. Asnjëherë nuk është vërtetuar se kërcënime ishte një shaka apo jo.

Shtatë vjet në burg për një krim që nuk e kreu

Barry George ka kaluar shtatë vjet në burg pasi që është dënuar gabimisht për vrasjen e Jill.

Policia e ka dënuar George edhe pse dy dëshmitarë kishin dështuar për ta identifikuar atë. Një tjetër pastaj kishte folur për një eksploziv që ishte gjendur në pallton e tij, por nuk ka pasur prova që ai ka pasur një revole.

George më vonë tha se ai mund të kishte vrarë Jill sepse ishte në lidhje me një grua në atë kohë.

 

Ish të dashur dhe maniakët në kornizë

Në ditët kur po ndiqej vrasësi i Hill, detektivët ishin të kujdesshëm për të gjetur identitetin dhe motivin e vrasjes.

Një dashnore e braktisur, apo një kriminal i cili ishte lidhur pas saj si rezultat i paraqitjes së Jill në Crimewatch ishte njëra prej dyshimeve të policisë.

Po ashtu konsiderohej nëse ajo ishte cak i ndonjë maniaku të pasionuar pas të famshmëve dhe mandej kishin eksploruar në vrasjen e prezantueses së BBC që ishte një identitet i gabuar për ta.

Mirëpo teoria që ka zgjuar interesim më ët madh ishte që ajo është vrarë nga agjentët serb, të punësuar nga diktatori Slobodan Milosevic pasi që ajo ishte paraqitur disa herë para refugjatëve kosovarë disa ditë pasi një bombë e armatës amerikane vrau 16 persona në Beograd.

Teoria ngjalli interesim tek policia të cilët llogaritën tre ditshin e vrasësit dhe planin e tij. Po ashtu, Dando po qëndronte me të fejuarin e saj dhe jo në shtëpinë e saj në atë kohë, në Londrën jugperëndimore.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu